MKRS mbështeti “LuginArt”, Çekut i dhurohet një pikturë

Gjatë këtij viti, për pesë ditë radhazi  23 artistë nga të gjitha trojet shqiptare në kuadër të ekspozitës së kolonisë artistike “LuginArt” kanë pasur mundësi që së bashku të realizojnë punime artistike në Preshevë dhe Bujanoc.

Nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, si njëra nga mbështetëset e këtij aktiviteti së fundmi kanë pritur në takim ekipin organizativ të kësaj ekspozite dhe disa nga artistët pjesëmarrës.

Në shenjë mirënjohje, ministri i Kulturës Hajrulla Çeku pranoi një dhuratë shumë të bukur nga ky ekip.

“Në shenjë mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Ministrisë së Kulturës, koordinatorja e organizatës Bukurije Limani, piktorët Arilda Bajrami, Erseka Mulliqi, Fitore Fejzullahu, Shqiprim Fejzullahu, skulptorja Valmira Fejzullahu dhe dizajneri Nexhat Boriçi i dhuruan ministrit pikturën “Dielli mbi Luginë” të artistit Nexhat Beqiri”, bëhet me dije në njoftimin e MKRS-së./ObserverKult


Lexo edhe:

HAJRULLA ÇEKU DHE ELVA MARGARITI VIZITOJNË EKSPOZITËN E LUMTURI BLLOSHMIT

Ekspozita e parë retrospektive e artistes Lumturi Blloshmi (1944 – 2020) e cila i dedikohet jetës dhe veprimtarisë së artistes është hapur më 1 shtator në Galerinë Kombëtare të Kosovës derisa do të jetë e hapur deri më 15 tetor të këtij viti.

Këtë ekspozitë e kanë parë nga afër, së fundi, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku dhe ministrja e Kulturës në Shqipëri, Elva Margariti.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


bardhyl zaimi

CIKËL POETIK NGA BARDHYL ZAIMI: UDHË QË HUMBEN NË SHKURRE

Ju ftojmë të lexoni një cikël të zgjedhur poezish nga Bardhyl Zaimi:

NOKTURNO

Duhet të ngadalësojmë Imzot
gjithçka po ngutet drejt fundit të vetë
gjithçka po vdiret në qenësi shkurresh
gjithçka struket në pafuqi madhështore
Në thelbet njerëzore myku ushqehet prajshëm
jeta jonë nuk është më e jona
hijet e kërcënimit të padukshëm zgjaten
na prekin me andje pavetëdije
na tulatin në qoshin e ekzistencës sonë
Mbramjet nuk janë mbramje
as agimet s’janë agime
por re të verdha, gogësima toke
Netët nuk janë net

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult