MKRS: Në Galerinë Kombëtare të Kosovës mbahet punëtoria për “Kolazhin e Tekstilit”


Në Galerinë Kombëtare të Kosovës po vazhdon programi për familje. Këtë e ka bërë me dije nëpërmjet një njoftimi Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës derisa ka ftuar të gjithë prindërit që të marrin pjesë sot (27 prill) në punëtorinë për Kolazhin e Tekstilit që në fakt edhe shënon sesionin e fundit artistik për fëmijë si pjesë e ekspozitës “Ngjarja e një Fijeje”.

Kjo punëtori e udhëhequr nga Rina Gosalci dhe Diona Kusari fillon nga ora 12:00 ndërsa do të qëndrojë e hapur deri të dielën.

Ndërkaq kjo punëtori do të jetë një mundësi e mirë për të eksploruar botën e tekstileve dhe për të krijuar kolazhe unike së bashku.
“Bëhuni pjesë e këtij aktiviteti argëtues dhe edukativ”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e MKRS-së.

ObserverKult


Lexo edhe:

“PROGRAMI PËR FAMILJE”/ NË GALERINË KOMBËTARE TË KOSOVËS MBAHET PUNËTORIA “SITOSHTYPI NË TEKSTIL”

Në Galerinë Kombëtare të Kosovës “Programi për Familje” po vazhdon me aktivitete të shumta.

Kështu të shtunën (nesër ) duke filluar nga ora 12:00 mbahet punëtoria “Sitoshtypi në Tekstil” e udhëhequr nga Bekim Cej.

Përmes kësaj punëtorie, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka njoftuar se të gjithë ata që dëshirojnë mund të marrin një bluzë që e kanë të preferuar dhe mund të printojnë dizajne të ndryshme në të, duke e transformuar atë në një vepër të personalizuar arti.

Përveç kësaj të interesuarit, do të keni mundësinë për të mësuar teknikat dhe metodat e “Sitoshtypit” .

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


GALERIA KOMBËTARE E KOSOVËS PREZANTON PROGRAMIN, JA CILAT EKSPOZITA DO T’I KEMI NË VITIN 2024

Galeria Kombëtare e Kosovës ka prezantuar programin për vitin 2024 i cili sjellë një numër ekspozitash që inkuadrojnë disiplina të ndryshme artistike. Kjo në bashkëbisedim mes artistëve vendor dhe ndërkombëtar.

Programi do të pasurohet me projekte hulumtuese. Dhe po ashtu edukative për të përfshirë publik më të gjerë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult