Punët për ruajtjen dhe restaurimin e objekteve me rëndësi kulturore në tërë vendin po vazhdon. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit së fundmi ka njoftuar se ka nisur punët për restaurimin e dy aseteve të trashëgimisë kulturore në Prizren.
Bëhet fjalë për dy shtëpi në Prizren, atë të familjes Gashi apo siç njihet ndryshe Sava Toska dhe në shtëpinë e familjes Koçbashliu.
Që të dy shtëpitë gjenden brenda Qendrës Historike të Prizrenit dhe kanë stil arkitektonik shumë të veçantë.
“Po punojmë intensivisht që të sigurohet gjendja fizike dhe të rikthehen karakteristikat historike të tyre”, ka njoftuar MKRS-ja.
ObserverKult
Lexo edhe:
BESIM ZYMBERI: SIKUR TË FSHIHESHA PËR NDONJË DITË…
Poezi nga Besim Zymberi
Sikur të fshihesha për ndonjë ditë
Sa të pyesnin njerëzit: ku mbet’ ai…
E kishte me ne a me perënditë
Dhe a do të kthehet këtej përsëri…
Ndoshta një ditë edhe do të fshihem
Në një skutë të braktisur diku
Dhe nga kurreshtja e njerëzve tê përpihem
‘Ç’u bë me të, pse s’duket më këtu…”
Do të më mjaftonin netët plot qetësi
Gurgullimë e krojeve, e barit farfurimë
Ca tyje të shkëlqimta në qiellin e zi
Dhe agime që zgdhijnë në varg a në rimë
E di se kështu mendoj ndoshta shpesh
Por me perënditë sikur ngatërrohem
Sakaq dëgjoj zëra: -të duam këtu, mes nesh
Te këndi ku muzat kurrë nuk vonohen
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult