MKRS: Nisin punimet për restaurimin e Mullirit në fshatin Majac

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës po e vazhdon punën për restaurimin e aseteve kulturore të vendit.

Kështu së fundmi MKRS-ja ka nisur punët për restaurimin e Mullirit në Majac të Podujevës, një aset ky i çmuar që i ka shërbyer komunitetit për më shumë se një shekull.

Kështu ka njoftuar kjo Ministri nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale.

Ndërkohë punimet në këtë mulli po kryhen me shumë kujdes, në mënyrë që të ruhet etniciteti i mullirit për brezat e ardhshëm.

ObserverKult


Lexo edhe:

MINISTRIA E KULTURËS NDAN ÇMIMET NË FUSHËN E TRASHËGIMISË KULTURORE

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka ndarë çmimet në fushën e trashëgimisë kulturore. Çmimi për veprimtari jetësore në fushën e trashëgimisë kulturore “Dea Dardanicae” postmortum është ndarë për rapsodët Salih dhe Feriz Krasniqi. Çmimi vjetor për merita të veçanta “Shtjefën Gjeçovi”, i është ekipit realizues të projektit “Kujtesa e Kosovës rrëfimi i 100 pleqve e plakave të Kosovës”.

Çmimi vjetor për veprën shkencore “Zef Mirdita”, u është ndarë Kujtim Rrahmanit dhe Arbër Sadikut, ndërsa, çmimi vjetor për menaxhim institucional “Muhamed Shukriu”, është ndarë për drejtorin e Bibliotekës Kombëtare, Fazli Gajraku.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


FREDERIK RRESHPJA: NËNA IME, TI DHEMBJE E PASHUAR

Poezi nga Frederik Rreshpja

Nëna ime ti dhembje e pashuar,
Ka kaq vjet që rri në dhe të zi,
Edhe yt bir siç duket së shpejti
Do e lërë këtë botë, nënë, e di.

S’më vjen keq që iki kështu
Se asnjëherë i lumtur nuk kam qenë
Veç në pyjet ku xhindet vallëzojnë
Rreth drurëve të galvanizuar me hënë.

Shkoj te lumi ku qajnë ciganët
Për rërat e largëta me dritë
Po përse dreqin jam gatuar kështu
Të grindem me të tëra qeveritë?

Nënë, nuk kam qenë në faltore kaq vjet
Por do t’i lutem Shën Mërisë për ty.
Eh, mundet që edhe mua ndokush
Do ma gdhendë një kryq mbi krye.

ObserverKult