Aktivitete të shumta, orë të veçanta të artit në shkolla, vizitë monumenteve të shumta të trashëgimisë kulturore në kuadër të programit “Arti në shkolla” janë mbajtur në kuadër të 2 fazave të këtij programi përgjatë disa muajve.
Por ky program do të vazhdojë shumë shpejt me fazën e radhës, ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Lidhur me këtë ministri i MKRS-së Hajrulla Çeku dhe zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi janë takuar me përfaqësues të komunave, me qëllim të diskutimit për strategjinë e bashkëpunimit për zbatimin e këtij programi dhe zgjerimin e tij në fazën e tretë.
Faza e tretë e programit pritet të realizohet në 15 komuna dhe të përfshihen 10 mijë nxënës në një aktivitet kulturor në javë.
Ndërkaq, me përfundim të pilotimit, ky program do të shtrihet gradualisht në 80% të komunave. E me këtë rast rreth 50 mijë nxënës të arsimit parauniversitar do të ndërveprojnë në formë praktike me artin, të paktën një herë në javë.
ObserverKult
Lexo edhe:
ROBERT NDRENIKA: MË AKUZUAN SE PO TALLESHA ME ENVER HOXHËN…
Nga: Ben Blushi
Robert Ndrenika është një nga 41 personazhet e librit tim “41 Sekrete”. Po e botoj në Facebook për gjithë ata që ndoshta nuk kanë patur mundësi ta blejnë librin.
Robert Ndrenika më çoi një sms. Në whats’up.
More Ben Blushi… A mban mend që kemi parë në Kinostudio variantin e parë të filmit “Nxënësit e klasës sime” (ndërkohe ti do kesh qenë në klasë të shtatë apo të tetë)…? Mund të kemi qenë jo më shumë se 7-8 vetë. Ke qenë ti me prindërit dhe unë me time shoqe… A të ka mbetur ndonjë mbresë? Të përqafoj!
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult