MKRS: Restaurohet shtëpia e Vesel Godenit në Viti

Kanë nisur punët për restaurimin e një objekti me rëndësi të veçantë kulturore në Viti.

Bëhet fjalë për shtëpinë kullë të Vesel Godenit, ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Ky objekt i cili ka qenë afër rrënimit, ka vlera të veçanta arkitektonike është ndërtuar në dekadën e parë të shekullit XIX.

“Me qëllim të ruajtjes së autenticitetit të kullës po punohet me përkushtim të lartë dhe profesionalizëm”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Ndryshe, MKRS-ja kohëve të fundit po punon me shumë përkushtim për restaurimin e objekteve me vlera të veçanta kulturore, objekte këto që deri më tash kanë qenë në mëshirën e fatit.

ObserverKult


Lexo edhe:

RESTAUROHET OBJEKTI I VEÇANTË NË PRISHTINË, JA SI DUKET MOMENTALISHT (FOTO)

Në vazhdën e punëve të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës për mbrojtjen, ruajtjen, gjegjësisht restaurimin e objekteve të cilat janë në gjendje jo të mirë, është edhe një objekt në Prishtinë.

Bëhet fjalë për ndërtesën Vetfarmi në Prishtinë, monument ky i veçantë i trashëgimisë sonë kulturore.

Kështu ka bërë me dije MKRS-ja, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, derisa ia ka bashkangjitur edhe disa fotografi ku shihet qartë gjendja aktuale e objektit dhe po ashtu nisja e punimeve për restaurimin e kësaj ndërtese.

Kjo ndërtesë është ndërtuar në vitin 1931, dhe ndodhet në zonën kulturore – historike të Prishtinës. Më herët kjo ndërtesë i ka shërbyer organizatës së grave sociale. Pastaj në këtë ndërtesë është hapur shkolla artizanale e qilimave.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


ARBEN DUKA: NE DHE SHQIPËRIA

Poezi nga Arben Duka

Shpërndarë pa fund dhe pa fillim,
Si zogjtë e korbit nëpër botë,
Mallkuar qofsh o vendi im,
Që as me bukë nuk na mban dot.

Ca sharlatanë, ca ujqëri,
Na turpëruan njëmijë breza,
Moj rrënjëdala Shqipëri,
Ç’m’i pate ditët kaq të zeza.

Gjithë djalëria që ti nxore,
Dhe nuk i ndave kurrë prej pragut,
Shkrihen çdo ditë si vesë dëbore,
Se bëjnë punën e zezakut.

ObserverKult