Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës ka organizuar sot ceremoninë për laureatët e çmimeve vjetore në fushën e letërsisë.
Me këtë rast, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, i ka dhënë Adem Gashit Çmimin Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli”, ndërsa Çmimin për Veprën më të Mirë në Prozë “Anton Pashku” Mehmet Krajës për romanin “Liria ime”.
Çmimi për Veprën më të Mirë në Poezi “Ali Podrimja” i është dhënë poetit Xhevdet Bajrajt për librin “Burri që lozte me engjëjt”.
Çmimi për Veprën më të Mirë në Kritikë Letrare dhe Eseistikë “Ibrahim Rugova” Blerina Rogova-Gaxhës për studimin “Vdekja në letërsinë moderne shqipe”/
Çmimi për Veprën më të Mirë të Përkthyer në Gjuhën Shqipe “Pjetër Bogdani” përkthyesit Col Mehmetaj për përkthimin e veprës “Meditime” të Mark Aurelit.
Çmimi për Veprën më të Mirë për Fëmijë dhe të Rinj “Vehbi Kikaj” shkrimtarit Shaip Grabovci për dramën për fëmijë “Zëra nga vitrina”.
Lexo edhe:
MKRS-JA E NDERON ENVER PETROVCIN ME ÇMIMIN PËR VEPËR JETËSORE
ObserverKult