MKRS shpall konkursin për Dramë Origjinale Shqipe “Katarina Josipi”

Katarina Josipi

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës ka shpallur konkursin Dramë Origjinale Shqipe “Katarina Josipi për vitin 2020”.

Çmimet të cilat i ndanë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për çdo vit janë si në vijim: Çmimi i parë për Dramë origjinale Shqipe “Katarina Josipi”; Çmimi i dytë për Dramë origjinale Shqipe “Katarina Josipi”; Çmimi i tretë për Dramë origjinale Shqipe “Katarina Josipi”. 

Vlerësimin për ndarjen e çmimeve e bën juria profesionale e përbërë nga 5 anëtarë e emëruar nga Ministri.

Tri çmimet për dramat më të mira jepen në të holla, të shoqëruara nga një certifikatë e nënshkruar nga ministri dhe një kopje origjinal të vendimit. Çmimet dorëzohen në një ceremoni  të veçantë të organizuar nga MKRS-ja, më 9 nëntor, në ditëlindjen e “Katarina Josipit”. Tri dramat fituese botohen në një edicion special në gjuhën shqipe.