MKRS: Vazhdojnë punimet për restaurimin e ndërtesës së shkollës së parë shqipe në Pejë

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit po vazhdon punët restauruese në shumë objekte kulturore në vend.

Sipas një njoftimi zyrtar të MKRS-së punët për restaurim po vazhdojnë në ndërtesën e shkollës së parë shqipe në Pejë, objekt ky i cili gjendet në Qendrën Historike të qytetit.

Ndryshe, kjo shkollë fillimisht ishte mejtep ndërsa nga viti 1915 u shndërrua ne shkollën me mësim në gjuhën shqipe e themeluar nga veprimtari dhe patrioti i shquar shqiptar Haxhi Zeka themelues i lidhjes “Besa-besë” në Pejë për njëzet vitet e para te shek XX.

ObserverKult


kam jetue poezi nga manjola brahaj observerkult

Lexo edhe:

MANJOLA BRAHAJ: ÇKA TË BAJMË ME TRISHTIMIN?

Poezi nga Manjola Brahaj

Me çka ta veshim trishtimin tonë,
që na asht varë për qafe si nji fëmijë i llastuem?
Çfarë emni t’i vemë,
në ferrkun e heshtjes kur zgjohemi si mos me qenë dy vetë,
apo kur si gurë të randë biem në fundin e shtratit,
me fjetë?

Me çka ta pijmë e ta pshtyjmë pa e përtypë,
që të mujmë pa u mbytë me dalë hijes së tij t’zezë
edhe kur të jemi të mardhun
me gacat e fikuna të zjarmit pa ndezë?

Si me e fshi e me e hjekë ajrit të dhomave tona
kur hyn pa u ftue
ani pse dera asht e mbyllun me rezë,
e dritaret janë errësue?

Me çka ta zëvendësojmë që ditët tona të marrin tjetër ftyrë,
të mos ia ndjejmë mungesën
as në kornizat e peizazheve pa ngjyrë?

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult