“Moda ishte e ndaluar në diktaturë”, Zajmi tregon si zgjodhi kostumografinë: Shikoja fshehurazi Koncertin e Vitit të Ri

Piktorja dhe kostumografia e njohur shqiptare, Anila Zajmi është kthyer pas në kohë dhe ka bërë një rrëfim për jetën e saj.

E ftuar në “Pas Mesnate”, ajo ka treguar se kur i lindi dëshira për t’u marrë me kostumografi, në një kohë ku çdo gjë që lidhej me modën ishte e ndaluar.

Anila ka theksuar që këtë pasion e ka pasur që fëmijë teksa shikonte koncertin e Vitit të Ri, por që u detyrua që në Liceun Artistik të ndiqte degën e Skulpturës vetëm e vetëm që të vizatonte kostume.

“Kur kam qene e vogël, nuk kishte televizor dhe nuk shikonin të gjithë njerëzit televizor. Edhe mbaj mend që pas klasës së parë shkoja te një kushërirë, Teta Noja për të parë koncertin e Vitit të Ri.

Edhe kjo është një traditë që unë e kam shumë të rëndësishme dhe pak nga pak unë shikoja balerinat, veshjet atje, se ishte një nga gjërat që mua më tërhiqte më shumë dhe unë për atë shkoja. Fillova t’i vizatojë dhe kur kam shkuar në Lice, meqë nuk merresha dot me modë se në atë kohë ishte e ndaluar, as bëhej fjalë në atë kohë. Unë zgjodha të futesha në skenografi se të jepte mundësinë të bëje kostume. Kjo ka qenë një zgjedhje momentale që më ka shërbyer shumë në jetë, por që kjo ka qenë arsyeja e vërtetë”, zbuloi ajo./abcnews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

“TË FIRMOSURA NGA STILISTËT E NJOHUR TË PARISIT”: LUKSI I FËMIJËVE TË BLLOKUT, KRYEHETUESI I REGJIMIT TREGON SI VAJZAT E UDHËHEQJES VISHNIN RROBA TË SHTRENJTA TË MODËS SË FUNDIT

Nga Qemal Lame

Pjesë nga libri “Miq dhe armiq”

Sipas të dhënave të kundërzbulimit, punonjësi i ambasadës franceze në Tiranë që kishte arritur të kontaktohej dhe të merrte të dhëna nga Marjeta Shehu ishte zbulues me shumë përvojë

“Kështu, në lidhje me këtë francezin që njihte fëmijët e Mehmetit, ishte fiksuar nga survejimi ynë se një ditë para se të ndodhte vdekja e Mehmetit kishte shkuar me makinën e tij me shumë shpejtësi nga Hani i Hotit.

Me siguri kjo ka ndodhur për të dërguar informacionin e marrë në drejtim të familjes së Mehmet Shehut. Kuptohet se ai ishte një zbulues me eksperiencë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult