Modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, në jurinë e “Miss USA 2023”

emina çunmulaj

Modelen shqiptare nga Mali i Zi, Emina Cunmulaj së shpejti do ta shohim në jurinë e “Miss USA 2023”. Këtë e ka bërë me dije faqja zyrtare e këtij kompeticioni në Instagram, përmes një njoftimi, gjegjësisht fjalëve shumë të bukura për Cunmulaj.

“Na ndihoni të mirëpresim, modelen, filantropisten dhe sipërmarrësen Emina Cunmulaj Nazarian në panelin e gjykimit të ‘Miss USA 2023’.

“Emina Cunmulaj-Nazarian, një supermodele e arrirë shqiptaro-amerikane, u bë e njohur në moshën 15-vjeçare, duke fituar ‘Elite Model Look Yugoslavia’ në vitin 2001.

Ajo ka bashkëpunuar me ikonat e modës si Jean Paul Gaultier, Karl Lagerfeld dhe Dolce&Gabbana, pastaj me shfaqjet e saja në ballinat e “Vogue” , “Elle”, Maria, Claire dhe të tjera. Nga 2019 Emina ka qenë figura e spikatur në Universitetin e Harvardit dhe Michiganit duke dhënë leksione për filantropinë.

Ajo ka themeluar fondacionin ‘Emina’s Hand Foundation’, shërben si COO dhe anëtare e bordit në Fondacionin ‘Fundjavë Ndryshe’. Pastaj mbështet edukimin përmes fondacionit ‘Nazarian Family Foundation’, mban një vend në bord në ‘Baptist Health Foundation’. Duke promovuar me pasion filantropinë dhe mirëqenien e komunitetit”, thuhet në postim.

Përkrah Eminës në jurinë e “Miss USA 2023”, do të jenë edhe emra të njohur, si Patrick Starr, Nicole Miller, Vivica A. Fox.

Përbri njoftimit në Instagram, kanë ‘vërshuar’ komente të ndryshme shumë të bukura lidhur me modelen shqiptare, ku përveç bukurisë natyrale, zotësisë kanë theksuar edhe anën e saj të bukur njerëzore.

ObserverKult


emina çunmulaj

Lexo edhe:

EMINA CUNMULAJ RRËFEHET PARA EDI RAMËS: GJATË LUFTËS NË KOSOVË USHTRIA JUGOSLLAVE RRINTE AFËR SHTËPISË SONË…

“Mund të them se jam ambasadore pranë dashurisë që kam për popullin tim. E ndoshta, ky prezantim si ambasadore e dashurisë që kam për vendin tim. Kulturën time, traditat shqiptare, ato që kam në gjak mund të shihet si politikë. Por për mua kjo nuk është politikë. Kjo është thjesht jeta”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult