Moderatore në emisionin grek, ish-miss Shqipëria zëvendëson prezentuesen e njohur

Ish Miss Albania 2016, Kristiana Skura do jetë në krye të emisionit “Kalo Mesimeri” (Mirëmbrëma), në kanalin “Krititi tv”, pjesë e rrjetit “SKAI” në shtetin grek.
Kështu, shqiptarja 24 vjeçare e cila jeton prej vitesh në Kretë të Greqisë, do të zëvendësojë për sezonin e ri oderatoren greke Ioanna Maseskou.
Përveç se e njohur në vendin tonë pasi fitoi kurorën e më të bukurës në vitin 2016, Kristiana është e njohur dhe për publikun grek, pasi ajo ka marrë pjesë në një program, ku i bëri përshtypje audiencës.