Moikom Zeqo sjell në shqip Traktatin e Da Vinçit

Vjen për herë të parë në shqip “Traktati i pikturës”, së Leonardo da Vinçit, nga shkrimtari Moikom Zeqo. Studiuesi rrëfen përse vendosi ta botojë në këtë 500-vjetor të vdekjes së tij, Traktatin, por dhe përsiatjet estetike të Paul Valery-së.

Ndonëse i konsideruar një nga burimet më të rëndësishme për letërsinë e artit italian, ideja e gjeniut të madh, e shkruar në vitet 1498, mbi pikturën, vjen e botuar edhe në shqip, nga studiuesi Moikom Zeqo. Në këtë 500-vjetor të ndarjes së tij nga jeta, shkrimtari na rrëfen, sesi ka ndikuar “Traktati i pikturës” në krijimtarinë e tij, krahas rëndësisë që ka ky libër, për artistët shqiptarë.

“Ndoshta, Shqipëria është i vetmi vend në botë, që s’e ka të përkthyer Traktatin. Unë e kam botuar në vitin 1992 në një revistë, edhe shumë ide prej tij i kam shtjelluar në formë eseistike edhe tek “Kështu foli Mona Liza”, por, artistët e Shqipërisë duhet ta kishin në mënyrë autonome”.

Traktati ishte konceptuar nga Da Vinçi, në dy pjesë. Në të parën, trajton parimet ideologjike edhe filozofike të pikturës, ndërsa në të dytën, gjeniu i artit sugjeron disa rregulla. Ndërsa, studiuesi shpreh disa nga arsyet se, përse tablotë e Da Vinçit, vazhdojnë të diskutohen edhe sot.

“Rëndësia e imazhit është që nuk ka kohë për ta shijuar. Muzikën, orkestra duhet ta nisë nga fillimi, ndërsa piktura shikohet dhe kuptohet me një të dhjetën e sekondës. Përparësia e pikturës, sipas Da Vinçit, është që nuk ka nevojë për përkthim. Shijohet në mënyrë të drejtpërdrejtë. Pjesa e dytë, në këtë libër ka të bëjë me analizën e Paul Valery-së, rreth tij. Ndërsa, dy tablotë e tij më të diskutuara, sipas meje, janë “Darka e fundit” dhe “Gjon Pagëzori”.

Studiuesi rrëfen sesi “Traktati” i Da Vinçit, ka ndikuar në vëzhgimet, por edhe në konceptimin e tij, në mënyrë shkencore mbi sekretet e natyrës dhe perceptimet e tij vizuale.

“Mendoj, se ka ndikuar shumë. Kulturalisht, kam pasur një prirje që ka qenë e stimuluar prej tij, “ç’është shkenca edhe ç’është piktura, etj.”, ndoshta jam i vetmuar, në kuptimin që askush s’ka lexuar kaq shumë libra për subjektin e Da Vinçit, për ta lidhur me studimet shqiptare”.

Pas vdekjes së Leonardo da Vinçit, materiali iu besua Francesco Mlezit, ndërsa, në shqip libri mban si kopertinë një nga tablotë më të diskutuara në botë, portretin “Salvatore Mundi” dhe analizën nga Paul Valery, mbi Traktatin./konica.al