Molieri, themeluesi i komedisë franceze

Ai njihet thjesht si Molieri. Por emri i vërtetë i tij është Zhan Batist Poklen. Mbetet një nga figurat më të ndritura të letërsisë botërore

“Teatri mbretëror”

Në moshën 21-vjeçare, së bashku me disa dashamirë të vet, formon një trupë me nëntë aktorë. E quajtën “Teatri mbretëror”, pikërisht në këtë kohë e ndërroi emrin dhe u quajt “Molier”.

Ai ushtronte në të njëjtën kohë detyrën aktor, regjisor, drejtues trupe dhe autor tekstesh.

Temat delikate që trajtonte, i nxirrnin shumë telashe në jetë. P.sh. vënia në dukje e hipokrizisë së klerit tek “Tartufi”, e detyroi ta përpunonte tri herë tekstin për ta shpëtuar nga censura. Ndërkaq guximin për ta shfaqur me çdo kusht para publikut, e pagoi me shkishërim.

Krijimtaria

Krijmtaria e Molierit është e gjerë por po të përmendim disa nga veprat më të njohura janë: -“Tartufi -“Mizantropi” -“Kopraci” -“Don zhuani -“Borgjezi fisnik etj…

Në vitin 1660 mbreti i dha trupës sallën e pallatit mbretëror. Nga një shfaqje në tjetrën Molieri fiton gjithnjë mbëshetjen e mbretit “Luigji i 14”, por në të njëjtën kohë kishte edhe shume armiq.

Shprehja e mendimit

Molieri shprehu nëpërmjet teatrit mendimin e vet për shumë nga problemet të epokës kur jetoi.

Komedia si vetëkorrigjim

Teatri i Molierit është i veçantë, origjinal dhe krejt i ndryshëm nga ai i bashkëkohësve të vet, Kornejit e Rasinit. Molierin nuk e shqetësonte shumë ideja e respektimit të rregullave të ngurta të klasiscizmit.

Para se gjithash, ai dëshironte “t’i pëlqente publikut” dhe për të “kjo është rregulla e madhe e të gjitha rregullave”.
Sipas tij komedia duhet ta bëjë spektatorin të vetëkorrigjohet duke qeshur. Kjo cilësi u quajt katarsis komik. (d.m.th. të pastohesh shpirtërisht nëpërmjet së qeshurës).

Vepra e autorit

Veprimi komik në veprat e tij rrjedh natyrshëm, shpejt dhe me tensionime.
Kjo karakterizohet jo vetëm me situatat e freskëta komike, kthesat e papritura dhe kontrastet e ashpra, por edhe me dialogun e gjallë e shumë dinamik.

Me mjeshtëri Molieri krijon atmosferë të nxehtë, të shkaktuar nga veprimet dhe pasionet e personazheve sipas mënyrës së të folurit dhe pasioneve të tyre i nënshtrohen plotësisht idesë kryesore: përqeshja dhe demaskimi i ashpër i së keqes shoqërore dhe triumfi i drejtësisë.

Veprat më të njohura të Molierit mbahen: Tartufi, Don Zhuani, Mizantropi, Kopraci dhe Borgjezi fisnik.

Ndërtimi i karaktereve

Molieri mbetet një krijues i madh i ndërtimit të karaktereve. Një pjesë e mirë e tyre jo vetëm që i kanë qëndruar kohës, por janë shndërruar në emra simbolikë.

Dhe kjo është një arritje e madhe e artit të Molierit, i cili atë që mori nga jeta, ia riktheu asaj me gjenialitetin e vet.

Së bashku me Shekspirin, Molieri ishte pa dyshim një nga dramaturgët më të mëdhenj e më popullor botëror. Por fama e tyre vazhdon të ecë edhe në gjurmët e së ardhmes.

“Kopraci”

Në komedinë Kopraci Molieri demaskon me forcë të madhe fuqinë shkatërruese të parasë dhe godet kopracinë, që ishte tipar karakteristik i borgjezisë në zhvillim.

Ai e dënon si një ves të ulët me pasoja shumë negative. Herpagoni koprac e fajdexhi jeton në ethen e parave.

Ai ka humbur dinjitetin e ndjenjat prindërore dhe dashurinë e fëmijëve. Këta të fundit, jo vetëm që s’e duan më, por edhe e urrejnë.

Herpagoni mbetet një nga figurat më negativë, antipatikë e qesharake njëkohësisht, që ka krijuar pena e Molierit.

Duke i vënë titullin “Kopraci”, Molieri e përcakton qysh në titull pjesën e gij si komedi karakteri, në të cilën përqeshen personat që e bartin këtë ves të lig e asocial, që e deformon përçudshem karakterin e tyre.

Pikënisjen për Kopracin Molieri e ka marre nga komediografi romak Plauti, i cili ne pjesen me titull Kusia tregon se si Euklioni, që gjeti një dite një kusi plot me monedha të arta, jo vetem që nuk harxhoi asnje grosh, po edhe humbi rehatine e gjumin nga frika se mos ia merrte kush kusiçken e shtrenjtë.

Molieri e quan kopracin e vet me emrin Harpagon dhe e paraqet si qenie te roberuar nga vesi i vet, në atë masë sa të qenit koprac përbën thelbin e karakterit te tij. Dhe ishte më i miri i të gjithë autorve.

Fundi

Prej kohësh Molieri kishte filluar të kishte probleme me shëndetin. Ai vdiq më 17 shkurt 1673.

Por krijimtaria që bëri gjatë të gjithë jetës bëri aq shumë adhurues nga e gjithë bota.