“Molokhia”, ushqimi i mbretërve që dikur ishte i jashtëligjshëm

E njohur si ushqimi i mbretërve, “molokhia”, një lloj supe misterioze me barishte, dikur ishte e jashtëligjshme të konsumohej në Egjipt për shkak të efektit afrodiziak.

“Në fakt, sot konsiderohet një ushqim i lehtë, kështu që nënat egjiptiane i ushqejnë foshnjat e tyre me të pas ushqyerjes me gji”, thotë një punonjës restoranti në Egjipt.

Kjo përzierje unike, ishte dikur receta që u jepej mbretërve, për shkak të aftësive kurative që kishte.

Sipas legjendës, “molokhia”, është një supë e përbërë nga bima e “molokhia-s”, që rritet përgjatë brigjeve të Nilit.

“Egjiptianët e lashtë nuk lanë asnjë recetë kuzhine, por pikturat e shumta murale përshkruajnë shpesh procese gatimi, pjekjeje dhe skica ushqimesh të ndryshme – ndër to dhe “molokhia” – që dëshmojnë për nivelin e sofistikuar të kuzhinës së tyre”, thotë Michelle Berriedale-Johnson, historiane, transmeton ‘a2news.com’.

Megjithatë, me gjithë sasitë e bollshme, “molokhia” nuk ishte gjithmonë e disponueshme për masat e njerëzve.

Mendohet se Kalifi i Kajros (një nga sundimtarët e Egjiptit në shekullin e 10-të) e ndaloi konsumimin e supës viskoze për shkak të efektit të saj afrodiziak.

Sot, ajo nuk është më thjesht pjatë e faraonëve dhe njerëzve të pasur, por konsumohet masivisht, dhe konsiderohet si vakt emblematik i vendit.

Në vende të ndryshme të Egjiptit shoqërohet me oriz, lepur të zier ose karkaleca.  

I konsideruar një superushqim, “molokhia” është e mbushur me vitaminë C, E, kalium, hekur dhe fibra. Gjithashtu, përmban disa elemente antioksidante, si dhe është parë efikase  në parandalimin e inflamacionit të zorrëve dhe obezitetit.

——————————————————————————————– 

LEXO EDHE: Legjenda popullore: Si u ngri plaka me dhen’ në bjeshkë?

(Dersnik, Lugu i Drinit)

Ish kanë ni plakë; i kish pasë disa krenë dhên. Ni vjet, marsi majti mirë, s’pat borë as t’ftohtë. Plaka u trimnue e duel n’bjeshkë ma heret at vjet. Kur u nis për bjeshkë, u rrit mêç pej qefit e nisi e po knon:

Cilivili
mars kopili!
Vetë jam,
dhêt i kam;
dola n’bjeshkë
e nuk ta kam.

Marsi i lshoi zâ muejit fruer e iu lut…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU