“Mona Lisa Hekking”, një kopje e njohur e shekullit të XVII që pronari i saj, Raymond Hekking, e kishte vlerësuar si autentike në vitet 1960, u shit për 2,9 milionë euro gjatë një ankandi në internet tek Christie’s.
“Shenjë kjo, që magjepsja për Mona Lizën e Leonardo da Vinçit të ekspozuar në muzeun e Luvrit nuk po dobësohet. Kjo kopje me cilësi të shkëlqyeshme u ble nga një koleksionist i huaj”, theksoi Shtëpia e Ankandeve.
Shitja në faqen e internetit të Christie filloi një javë më parë. Pa kostot, shuma arriti në 2,4 milionë euro, shumë më lart se vlerësimi fillestar i veprës prej rreth 200 000 deri në 300 000 euro.
Kjo tablo zuri faqet e para të gazetave dhe radiove deri në SHBA, pasi u ble nga një tregtar antik në rajonin e Nicës nga Raymond Hekking.
Një koleksionist i pasionuar i artit, ai kishte mbrojtur autenticitetin e kësaj pikture tek historianët e artit dhe media deri në vitet 1960.
Ai vuri në dyshim autenticitetin e pikturës në Luvër dhe i kërkoi muzeut të provonte se Leonardo da Vinci ishte autori i kësaj kanavacë./atsh