Monedha e vetme që e ka figurën e një gruaje shqiptare

E vetmja ndër monedhat dhe kartëmonedhat shqiptare, me kurs ligjor, e cila përfaqësohet me një grua, është monedha me prerje 100 Lekë.

Në pjesën e pasme të saj paraqitet mbretëresha ilire Teuta, shoqëruar me mbishkrimin “Republika e Shqipërisë” dhe vitin e shtypit të monedhës, 2000.

Pas vdekjes së parakohshme të të shoqit, Agronit, Teuta trashëgoi fronin mbretëror, duke u vendosur në krye të shtetit dhe ushtrisë ilire gjatë viteve 230-228 p.e.s. Edhe pse qëndresa e saj në krye të shtetit zgjati më pak se tre vjet, Teuta zhvilloi një veprimtari energjike.

Ajo përballoi rivalitetet e brendshme, ruajti aleancën me Maqedoninë e Veriut dhe rriti fuqinë politike të mbretërisë.

Fitoret e saj ngjallën zemërim të madh tek Perandoria Romake, e cila bashkë me tradhtitë e brendshme ndaj Teutës, çoi në dështimin e planit të saj për të pushtuar Dyrrahun, Apoloninë dhe Korkyrën, transmeton ‘lajmiifundit’.

Në duart e romakëve nga njëra anë dhe me një fuqi të dobët ushtarake nga ana tjetër, Teuta u mbyll në qytetin e fortifikuar të Rozonit (Risani i sotëm) në gjirin e Kotorit.

Në pranverë të vitit 228 p.e.r, përfaqësuesit e saj përfunduan me senatin romak një paqe me kushte shumë të rënda për Ilirët dhe shumë shpejt Iliria u kthye në një provincë romake.

Pas kësaj ngjarjeje Teuta nuk përmendet më. Në krye të mbretërisë ilire u vu si regjent Demetër Fari.

ObserverKult


Lexo edhe:

ZBULOHEN MONEDHAT E VITEVE 940-970

Gjatë gërmimeve arkeologjike në Jeruzalem, janë gjetur katër monedha ari të pastër, që janë dëshmi historike të periudhave të hershme.

Mendohet se monedhat janë aty prej 1000 vjetësh.

Sipas disa medieve të huaja, Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit (IAA) kishte thënë se monedhat u zbuluan nga arkeologët. Kjo ndodhi gjatë gërmimeve pranë murit perëndimor në Jeruzalem.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult