Bellucci kundër ndërhyrjeve estetike: Nuk dua të dukem si vajza ime…

monica bellucci

Monica Bellucci aktualisht është 58 vjeçe dhe është një nga aktoret më të njohura të kinematografisë italiane dhe botërore.


Nëse ka diçka që bie në sy në gjithë jetën dhe karrierën e saj, është se aktorja është plakur “pa kërkuar lejen e askujt”. Kjo shkaktoi fjalë e zemërim në radhët e personave që kanë dalë “kundër plakjes”.

Monica Bellucci
Monica Anna Maria Bellucci


Ajo ka guxuar të ecë në tabetin e kuq krejtësisht e painteresuar për mendimin e të tjerëve, me fytyrën dhe trupin e saj të bukur, edhe pse me rrudha.

Bellucci është shprehur hapur se dëshiron të plaket në mënyrë të qetë. Se nuk i pëlqen të ketë përherë pamjen e një gruaje të re në moshë. 

“Unë nuk jam e fiksuar për pamjen e jashtme. Kam qenë përherë një grua e mbushur, asnjëherë tepër e dobët. Kjo është zgjedhja ime. Unë dëshiroj të plakem në mënyrë të qetë”, është shprehur ajo.

belluci

“Kur je 50 apo 60 vjeçe, nuk ke të njëjtat dëshira dhe nevoja, sikurse kur je 20 vjeçe. Në moshë të madhe, ti sheh të hyjë në dhomën tënde fëmija yt, dhe kurrsesi s’mund të pretendosh të dukesh si vajza jote. Mosha ta ndryshon komplet perspektivën. Të parët vijnë fëmijët, më pas vijmë ne”, ka shtuar aktorja e famshme italiane.

“Ama jeta është e përbërë nga momente të ndryshme. Kur je shumë e re, ke atë që në Francë quhet “la beaute’ du diable”, bukurinë e djallit, e cila është natyrale, është bukuria e rinisë. Por jeta vazhdon dhe fiziku ndryshon. Duhet ta pranojmë këtë gjë dhe të mos përpiqemi të dalim kundër natyrës. Përkundrazi, duhet të ndihemi me fat, sepse ndërkohë që plakemi, duhet të kuptojmë se shpirti rinohet”, ka thënë Monica Bellucci për revistën “Style”.

ObserverKult

Lexo edhe:


THËNIE NGA MONICA BELLUCCI: TË JESH REHAT ME VETEN NUK VARET NGA ÇFARË JU PËLQEN, POR SI NDIHENI…