Autori i këngës shumë të dashur për publikun, Naim Gjoshi ka rrëfyer për Report Tv, se nga e gjeti frymëzimin dhe detaje të pathëna më parë.
Kënga ‘Mora Fjalë’, është kthyer tashmë në himnin e Kombëtares kuq e zi, sidomos pas sukseseve të jashtëzakonshme të ekipit tonë kohëve të fundit.
“Unë këngën e kam shkruar në vitin 2000. Kam qenë në Prekaz para se ta shkruaja këngën, kam parë shtëpinë e Adem Jasharit. E kjo më ka kujtuar eposin e veriut te cikli i Mujit dhe Halilit. Dhe pata dëshirë ta bëja këngën për Adem Jasharin. Ndodh që në vitin 2000 një këngëtar nga Drenica më thotë që t’i bëja një këngë për Adem Jasharin. Këngën e kam shkruar për një orë. Dhe pastaj papritur, Perëndia më dha fjalët e më dha vargjet. E këndova vetë pasi e shkrova dhe ia kam çuar me zë këngëtarit nga Drenica. Pas një viti që doli në treg, e ka pëlqyer dhe këngëtarja Shkurte Fejza, e cila ka shkuar së bashku me producentin te këngëtari nga Drenica dhe e ka marrë ajo pastaj këngën. Me Shkurtën kënga ka marrë të tjera përmasa.’ tha Gjoshi. /ReportTv
ObserverKult
Lexo edhe:
PORTRET PËR “MJESHTRIN E MADH” TË MUZIKËS, PROFESORIN NAIM GJOSHI
Edhe pse i ka mbushur para pak ditëve 72 vitet, ndjehet i ri, energjik, krijues, dhe mbi gjithçka punon duke mosnjohur ditët e javës. Aktivitetin e tij profesori i Muzikës dhe Korit, Naim Gjoshi, e ka patur gjërësisht në Shqipëri, kurse në 2 dekadat e fundit, ai është kompozitori më i kërkuar në Kosovë.
Por kush është Naim Gjoshi?
Ai ka mbaruar Akademinë e Arteve në vitin ’69-’73, dega e muzikës specialiteti “Dirigjent Kori”. Diplomën e ka mbrojtur në vitin ’74 me korin e “Teatrit të Operas dhe Baletit”, Tiranë.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult