Mos beso çfarë të thonë dhe bëji gjërat vetëm nëse të bëjnë të lumtur…

Kur jeta të na largojë dhe kur të mos kem mundësi të kujdesem më për ty, mos harro kurrë fjalët që të kam thënë;
Nëse të pëlqen ta veshësh një këmishë, vishe dhe nëse të pëlqen të veshësh një fund, vishe.
Nëse do t’i presësh flokët, priti dhe nëse do të bësh tualet, bëje.
Nëse të pëlqen një këngë, dëgjoje dhe nëse të pëlqen ta kërcesh këngën, kërceje.
Mos lejo kurrë dikë që të vijë e të të thotë si ta jetosh jetën.

Nëse do të mundesha, do të të jepja veç tri gjëra.
1. Forcën për të dashur dhe për të vlerësuar veten.
2. Forcën për të ndjekur ëndrrat.
3. Forcën për të kuptuar se për të qenë e lumtur të  duhet veçse miratimi i vetes sate.

Nuk dua të më ngjash fare.
Nuk je vazhdimësia ime. Nuk je shtojca ime, je shumë më shumë.
Je unike dhe e mrekullueshme.
Nuk do të jesh çka unë nuk munda të jem, as nuk do të shtyj drejt shtigjeve që do kisha dashur t’i  përshkoja.
Ji gjithçka që do të jesh, për sa kohë je e lumtur:
shit akullore,
iluzione,
bli re,
ndiq jetën dhe mos i ndiq të tjerët.

Mos beso çfarë të thonë dhe bëji gjërat vetëm nëse të bëjnë të lumtur.
Ji timon, kurrë spirancë.
Ji det, kurrë stuhi.

Web

Marrë nga faqja në Facebook e Elona Casllit

ObserverKult


Lexo edhe:

ARDITA JATRU: NËNA IME KISHTE VETËM NJË FUSTAN

Nëna ime kishte vetëm një fustan
e lante natën dhe e thante pranë furnelës.
Ditën e vishte me aromë të re
Nuk e pyeta asnjëherë pse nuk blinte një të dytë
Nuk desha të kishte një të dytë
Unë ashtu e njoha
me fustanin me lule rozë,
deri te gjunjët.
Kur bleu një këmishë mëndafshi të verdhë
e preva copash natën me gërshërë
dhe mbusha xhepat.
Nëna heshti dy ditë
e unë gëzohesha nga brenda
që ajo vishte prapë të njëjtin fustan
dhe i përsërisja vetes,
sa dua t’i ngjaj.
Tani kam filluar të kuptoj nënën.
Pikëpyetjet e atëhershme i zgjidha,
nga dalin ofshamat
kam filluar të kuptoj
dhe vetëm pse copëtohej,
pse luftonte vetëm.
Fundja pse duhej të kishte një fustan.
Për të gjitha këto, kuptoj një gjë,

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult