“Mos bjer’ në dashuri me mua…” të Charles Bukowskit e lexon Leka Sefla (Video)

Nga Charles Bukowski

Mos bjer në dashuri me mua! Dreqin… unë jam i çmendur. Dua vëmendje. Dua kujdes. Dua romanticitet. Unë jam gatuar ndryshe. Unë jam i huaj edhe për veten time, jo veç për të tjerët. Unë sillem shumë ngrohtë dhe kam kuptuar që njerëzit ma marrin për dobësi, për budallallëk këtë lloj sjellje. Dhe unë nuk ndryshoj! Kjo është e gjitha.

Unë nuk do të ndryshoj asnjëherë. Kështu që mos u dashuro në mua. Unë nuk di të jem si e gjithë bota. Nuk di të jem normal. Nuk di të tallem me ndjenjat, nuk di të luaj, di vetëm të jap sa më shumë, edhe shpirtin, bëj gabim! E di që unë bëj shumë gabim. Pastaj, afeksionohem shpejt me persona.

Ç’marrëzi! Personat nuk janë ashtu siç duken. Ata që unë dua, nuk janë. Nuk janë asnjëherë aty! Nuk dinë të jenë, ose dinë, por vetëm kur kanë nevojë. Jam njohur vetëm me egoistë dhe kjo me bëri të humbisja besimin te kushdo. Madje edhe te ata që as nuk i njihja…

ObserverKult


Lexo edhe:

POEZINË “SA PAK ATA, ME TË CILËT DËSHIRON TË ZGJOHESH!” TË JEVTUSHENKOS E INTERPRETON LEKA SEFLA