Nga Fernando Garcia
Kurrë mos harro se jeta është e shkurtër… se koha na ikën nga duart…
se orët tona janë të numëruara… se të gjithë jemi në kalim e sipër.
Mos harro kurrë se jeta është shumë e shkurtër… se koha ikën shumë shpejt…
se nuk do të jetë kurrë vonë për të falur… as për të dhënë një përqafim.
Kurrë mos harro se duhet të rrezikosh… edhe me rrezikun e humbjes…
Mos harro se duhet të duash… edhe me rrezikun që të mos të duan…
Mos harro se duhet të shijosh çdo këngë… çdo të qeshur… edhe të rrëkëllesh ndonjë gotë.
Kurrë mos harro ta bësh çdo ditë, ditë të përsosur… dhe çdo çast, çastin e duhur…
Në shqip: Bajram Karabolli
ObserverKult
Lexo edhe:
FERNANDO GARCIA: DO TË MBETEN VEÇ KUJTIMET…
Nga Fernando Garcia
Ndonjëherë, shterojnë mundësitë,
Ndonjëherë, më mirë vepro,
Edhe pse rrezikon jetën,
Edhe pse po vdes nga frika,
Mos e lër’ për më vonë atë telefonatën,
As atë “të dua”, as atë “më fal”,
Mos e lër për më vonë atë njeriun,
As atë bisedën, as atë takimin,
Sepse miqtë do t’i humbasësh,
Sepse ai çasti do të zvetënohet,
Sepse do të jesh vonë,
Pastaj s’do ketë më kohë,
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult