Nga Anita Moorjani
“…Kur erdha në këtë botë nuk dija tjetër veçse të doja, të qeshja dhe rrezatoja dritën time. Pastaj dora-dorës që rritesha më thonin gjithnjë e më shpesh të mos qeshja: “Merre seriozisht jetën nëse do të ecësh përpara në këtë botë”.
Ndalova së qeshuri. Pastaj më thanë: “Hapi mirë sytë ndaj atij që do, në mos do të vuash”.
Atëherë ndalova së dashuri.
Pastaj më thanë: “Mos rrezato kaq shumë, do të tërheqësh vëmendjen e të tjerëve”.
Atëherë ndalova se rrezatuari.
Dhe u bëra e vockël. U vyshka dhe vdiqa. Për të mësuar pastaj, pas vdekjes, se ajo çka vlen në jetë është të duash, të qeshësh dhe të rrezatosh me forcë dritën tënde…”
—————-
Anita Moorjani (1959) është autore e pesë librave, midis të cilëve veçoj Dying to be Me (New York Times bestseller).
Më ka bërë përshtypje jeta e saj, jo vetëm për problemet që pati në familje (me origjinë indiane që deshën ta martonin me forcë), por edhe për problemet e mëdha të shëndetit, që e bënë të njohë një «near-death experience» prej më shumë se 30 orësh.
E diagnostikuar ne një fazë të avancuar me Hodgkin’s lymphoma (një lloj kanceri agresiv) ajo nuk pranoi t’u nënshtrohet kurave të mjekësisë konvencionale. Kishte parë si kishin vuajtur deri në vdekje njerëz të afërt të saj me të njëjtën diagnozë.
Për shumë muaj provoi mjekime alternativë, por pa asnjë rezultat. E shtruan përsëri në spital dhe mjekët u thanë hapur familjarëve të saj se tashmë ishte shumë vonë. Lungat dhe metastazat ishin përhapur në të gjithë trupin e saj.
Ajo ra në koma dhe aty provoi një “near death experience”. Pa trupin e saj të notonte në ajër e të vështronte gjithçka rrotull shtratit të saj e më tej (out-of-body experience). Më pas tregoi se nuk kishte asnjë dëshirë të kthehej në jetë sepse vuajtjet kishin qenë të tmerrshme e nuk deshte t’i provonte rishtas.
Pikërisht në ato çaste i shfaqen babai dhe një mike e ngushtë që kishin vdekur para saj. Ishin ata që i thanë të kthehej e të jetonte pa frikë “live her life fearlessly”.
Ajo doli nga koma dhe në pak ditë masa tumorale u zhduk në rreth 70%. Brenda pak javëve ajo nuk kishte asnjë gjurmë të kancerit në trupin e saj.
Jeton mrekullisht edhe sot e kësaj dite.
Pasi mësova këtë episod të jashtëzakonshem të jetës saj, e kuptova mjaft më mirë fragmentin e mësipërm!/Dashnor Kokonozi
ObserverKult
Lexo edhe: