Mos më pyet sa ësht’ e thellë dhe a është’ e përjetëshme dashurija ime

Midhat Frashëri

Nga: Midhat Frashëri

Më pyet sa ësht’ e thellë dhe a ësht’ e përjetëshme dashurija ime.
Ahere syt’ e tu, ata sy të zes q’i dua kaqë, marrën një çkëlqim, një vështrim të ri, edhe bluza jote ka një të qeshur të hidhurë.
Pse, o e dashura ime, pse le të hyjnë të tillë mendime të hidhura në atë kokë të bukurë?
Nuk ‘ e di ti që çdo gjë në këtë jet’ ësht’ e vdirshme? nuk’e di ti që çdo gjë mi këtë dhé ka një funt?
Praps-, praps-i këta mendime. Mos i përsërit këto pyetje.
Të dua me gjithë shpirt, me dashurí të thellë; sot të dua sa për një jetë të tërë. Mos prish gaz’ e sotmë duke mejtuarë nesëren e errët.
Mos më pyet më sa ësht’ e thellë dhe a është’ e përjetëshme dashurija ime!

*Titulli i origjinalit: “Asaj”