“Mos shani nga nëna…” apelon aktori shqiptar

Mehdi Malkaj është një nga aktorët më të njohur të kinemasë shqiptare. Kohë më parë në llogarinë në Facebook ai ka bërë një apel të fortë për të gjithë ata persona që shajnë nga nëna.

Mehdi Malkaj i revoltuar i lutet të gjithë njerëzve të mbledhin mendjen dhe mos shajnë më pasi nëna është shenjtore.

“Sot dua të diskutoj një temë e cila më ka vrarë veshin dhe syrin. Më ka vrarë veshin kur e dëgjoj dhe më ka vrarë syrin kur e shikoj. Zonja dhe zotërinj, miq dhe shokë do ju lutesha për një gjë mos shani më nga nëna në Facebook se latë nam. Nuk keni punë me nënat o njerëz.

Nëna është shenjtore, nëna nuk është një gjë e zakonshme. Unë që flas nuk kam patur lidhje me nënën se më ka lënë kur kam qenë pesë vjeç. Ndoshta unë e ndjej dhimbjen më shumë se ju. Nëna është shënjtore. Le të hapim një rubrikë të dënojmë të gjithë ata që shajnë nga nëna.

Le të jetë dhe nëna e Kryeministrit dhe nëna e Kryetarit të Bashkisë, nuk ka faj nëna se këta të dy janë bërë rrugeçër. Nëna i ka rritur i ka shkolluar, i ka edukuar, u ka dhënë gji. O njerëz nuk kemi punë me nënat. Mos shani nga nëna se është turp!”

ObserverKult

————————————————————

LEXO EDHE: MEHDI MALKAJ: M’U PRENË GJUNJËT KUR MË THIRRI DHIMITËR ANAGNOSTI PËR FILMIN “PËRRALLË NGA E KALUARA”

Historia e aktorit të mirënjohur, Mehdi Malkaj, është ajo e një djali të vuajtur por me shpresa e ëndrra të mëdha. Mjafton të përmendim që ka realizuar një prej këtyre ëndrrave. Që ishte shkollimi për aktor, pas 10 vitesh nga dita që la shkollën e mesme.

Me thjeshtësinë e një djali nga Memaliaj, që ka arritur çdo gjë me punë, ai rrëfeu kohë më parë për Albanian Free Press, marrëdhënien me dijen, profesorët, regjisorët si dhe rolet që e bënë atë të njohur për publikun. Me adhurim për teatrin dhe aktorët e me keqardhje për vlerësimin e dobët të tyre nga shteti…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU