Mos vallë Delinda Disha ironizoi ‘Portokallinë’ ?

Sikurse dihet, ish-aktorja e Portokallisë dhe tashmë aktore në Klanifornia, Delinda Disha, nuk i mbylli shumë mirë punët me spektaklin e parë.

Pak orë më parë, ajo ka postuar një video në Instagram, që tregon një portokall që ndryshon dhe me kalimin e sekondave, mbushet me myk.

Videoja duket si një thumbim, që mund të jetë një mendim i aktores, se “Portokallisë” po i vjen fundi, ndoshta për faktin se një pjesë e aktorëve janë larguar, prezantuesja e programit, Xhemi Shehu konfirmoi largimin dhe ndërkohë, përflitet për largimin e regjisorit, Altin Basha.

Pas largimit të saj nga Portokallia, në janar të vitit 2020 aktorja u padit nga Top Channel, për shkelje të kontratës dhe për nxjerrje të sekreteve artistike.

Lajmi u pohua edhe nga vetë aktorja që u shpreh se ishte në gjyq me administratoren dhe pronaren e Top Medias, Vjollca Hoxhën.

“Mua padia më ka ardhur 4 muaj pasi kisha filluar “Klanifornian” dhe më bëri pak përshtypje të them të drejtën sepse unë u ndava shumë mirë me të gjithë, duke filluar që nga Vjollca e më pas të tjerët. Nuk e prisja, por ja që ndodhi dhe më e turpshmja është që arrin deri aty sa të hedhin në gjyq duke falsifikuar dhe firmën tënde në një kontratë me të cilën të hedhin në gjyq Delindën, sepse unë marrëdhëniet me Top Channel i kam mbyllur që në 2018-ën.”

Disha, pretendon se është falsifikuar firma dhe se kontrata që ata kanë paraqitur nuk funksionon. Nuk dihet ende se ç’ka ndodhur me vazhdimësinë e procedurave gjyqësore.

Delinda nuk është ish- aktorja e parë e “Portokallisë”, që “i kundërvihet” atij. Edhe Julian Deda, ironizoi disi spektaklin e humorit pak muaj më parë.

Gjatë kohës së mbylljes së vendit nga qeveria, rregullat e atëhershme lejonin vetëm dy njerëz në studio dhe “Portokallia” u mbyll. Konkurrenti i saj, “Klanifornia,” vijoi spektaklin në formën e skeçeve me dy persona.

Në një postim, aktori i humorit, Julian Deda krenohej me këtë fakt:

Pas postimit, ndjekësit iu kundërvunë me disa komente, por edhe aktori iu kundërpërgjigj gjithashtu: