Mos vuaj për dikë që s’të meriton!

Mos vuaj për njerëzit që nuk janë të denjë për lotët tuaj, njerëzit të cilëve nuk u intereson se si jeni.

Nuk duhet të rendësh prapa askujt, për ta bërë të qëndrojë me ju.
Nuk duhet t’i luteni askujt, që të qëndrojë me ju.
Nuk duhet të braktisni veten tuaj, për të.
Nuk duhet ta humbni mendjen, sepse jeni duke i dhënë gjithë dashurinë tuaj një njeriu që as nuk e di se çfarë dëshiron.
Kjo nuk është dashuri.
Kjo nuk është jeta e një çifti.
Kjo është të përdoresh nga dikush.

Mos vuaj për njerëzit që nuk janë të denjë për lotët tuaj, njerëzit të cilëve nuk u intereson se si jeni.
Mos e shkatërroni të ardhmen duke menduar vazhdimisht nga e kaluara.
Jini realistë dhe pranoni se vetëm njerëzit me të vërtetë të pranishëm në jetën tuaj ju kanë bërë të ndiheni mirë dhe të jeni të lumtur. Pjesa tjetër e njerëzve ju ka bërë të ndiheni keq dhe ka sjellë vetëm vuajtje të padobishme dhe të pajustifikuara.
Jo të gjithë njerëzit e dinë se çfarë duan nga jeta.
Mundohuni të përqendroheni në realitet e jo te iluzionet.

Do të gjesh njerëz që do të të vlerësojnë për atë që je.
Ekzistojnë burra të sinqertë, që dinë të duan, që dinë çfarë duan nga jeta.
Pjesën tjetër as mos i bëni hesapë.
Mos e çoni dëm jetën tuaj dhe mos derdhni lot për persona të kotë, mosmirënjohës.
Filloni të jetoni, sot! Dhe jetoni sipas vetëm një rregulli: Kush të do, do të të gjejë./ bota.al

ObserverKult

Lexo edhe:

FRIEDRICH SCHILLER: SHPIRTRAT E MËDHENJ DINË TË VUAJNË NË HESHTJE