“Motivi i jetës time”, Alban Skënderaj koncert më 6 qershor, shiten 24 mijë bileta

“Motivi i jetës time” titullohet koncerti që do të mbajë këngëtari i njohur Alban Skënderaj më 6 qershor.

Ky i fundit ka zgjedhur që këtë koncert recital ta mbajë në stadiumin “Air Albania”, në datën që përkon dhe me fillimin e karrierës së tij si artist.

Ne një konferencë për shtyp ai zbuloi detaje të eventit duke thënë se deri më tani janë shitur mbi 24 mijë bileta, ndërsa theksoi se kërkesa ishte dhe më e lartë, por që stadiumi nuk kishte më kapacitet.

 “Ishte momenti për të bërë diçka të madhe sepse ishte kurorëzimi i kësaj pune për të krijuar një rrugëtim dhe eksperiencë. Koncerti do të jetë i bukur dhe shumë energjik, nuk do të jetë ai koncerti i stilit të një salle të vogël. Janë momentet kyçe njerëzore që unë flasë”, Alban Skënderaj.

Artisti tha se ndjehet i surprizuar pasi pjesë e këtij koncerti do të jenë dhe shqiptarët që jetojnë nëpër botë. Ndërsa organizatorët që ishin pjesë e konferencës thanë se më 6 qershor do të ketë surpriza, edhe pse nuk i zbuluan këto të fundit.

Teksa foli për karrierën e tij, sfidat dhe motivet, këngëtari dha një mesazh për të rinjtë. “Ka vend për gjëra të mira. Të rinjtë duhet ta mbajnë zjarrin ndezur”.

Artisti e përmbylli duke thënë se pjesë e eventit do të jetë dhe artisja e njohur njëkohësisht dhe partnerja e tij, Miriam Cani me të cilën do të këndojnë së bashku në këtë moment të rëndësishëm për ta./euronews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

U HAP PANAIRI I LIBRIT NË PRISHTINË, MARRIN PJESË RRETH 100 BOTUES