Mozaiku i mistershëm ku “portretizohet” Aleksandri i Madh

Pas shumë vitesh gërmimi dhe studimesh, arkeologët kanë zbuluar një mozaik të jashtëzakonshëm dhe enigmatik në Izrael, në vendin e quajtu Huqoq. Sipas studiuesve, asgjë e tillë nuk ka dalë në dritë deri më tani, nga antikiteti.

Mozaiku që daton në shekullin e pestë, përshkruan takimin midis dy figurave, burra të shtresës së lartë, njëri prej të cilëve duket se është gjenerali që udhëheq luftëtarët e tij dhe një sfidë e madhe për interpretimin e skenës, është mungesa e plotë e identifikimit të mbishkrimeve, raporton Si.

“Ndodh shpesh, të kemi figura të njohura në mozaikë, që mund t’i dallosh pasi kanë mbishkrimin diku. Fakti që ky mozaik, nuk të lë hapësirë për të lexuar mbishkrimin, e vështirëson së tepërmi interpretimin” – tha Karen Britt, historiane arti pranë Universitetit të Karolinës Perëndimore, si dhe ekspertja e mozaikut dhe gërmimit.

Skena përfshin elefantë të pajisur për betejë, një detaj që menjëherë të kujton historinë e Maccabees – udhëheqësit judeas, që ngritën një revoltë kundër Perandorisë Seleukid, në mesin e shekullit të dytë p.e.s.

Seleukidët, të cilët ishin pasardhës të një prej gjeneralëve të Aleksandrit të Madh, janë të njohur për përfshirjen e elefantëve në ushtritë luftarake. Por, udhëheqësja e gërmimeve, Jodi Magness, arkeologe pranë Universitetit të Karolinës së Veriut, “Chapel Hill”, ka një interpretim tjetër. Ajo beson, se prijësi i ushtrisë, nuk është askush tjetër, përveç vetë Aleksandrit të Madh. Takimi i tij me kryepriftin e Jeruzalemit, nuk ndodhi kurrë, por ishte një pjesë e trillimit historik, që duhet të ketë qenë shumë e njohur për banorët e Huqoqit antik.

“Pas vdekjes së Aleksandrit, në vitin 323 para Krishtit, kur fama e tij u përhap dhe rëndësia e tij u bë e qartë, për shkak të mënyrës sesi ai ndryshoi imazhin e Lindjes së Afërt, judenjtë, si njerëzit e tjerë të lashtë, kërkuan të shoqëroheshin me të dhe madhështinë e tij,” – thotë Magness.

Magness, beson se mozaiku duhet të lexohet nga poshtë-lart. Sipas mendimit të saj, niveli më i ulët ose regjistri, përshkruan një nga betejat e shumta të Aleksandrit të Madh, në luftë ndërsa e zgjeroi perandorinë në Mesdheun lindor.

Regjistri i mesëm tregon kryepriftin e Jeruzalemit, ai më i vjetri me mjekër, në qendër, i shoqëruar nga fisnikët ose priftërinjtë e tjerë. Të gjithë janë në portat e qytetit, me sa duket, kur afrohet Aleksandri. Rëndësia e atyre burrave veshur me të bardha, tregohet qartë nga simboli që duket si H.

Ekspertët, nuk e dinë se çfarë do të thotë, por shpesh shfaqet në rroba, në shenjën e statusit të lartë në atë periudhë.

Në krye të regjistrit, kryeprifti dhe shoqëruesit e tij, takohen me Aleksandrin dhe trupat luftarake. Aleksandri ka të gjitha atributet e një mbreti grek dhe komandanti ushtarak, të tilla si: manteli vjollcë dhe fjongoja rreth kokës, e quajtur diademë. Siç pritej për një drejtues, kjo figurë shoqërohet nga ushtarët, si dhe elefantët e betejës.

Për Magness-in, fakti që shifrat në këtë mozaik, nuk janë identifikuar me mbishkrime, është një pjesë e rëndësishme e provave në favor të Aleksandrit.

“Kishte vetëm një mbret grek në antikitet, që ishte aq i madh sa nuk i duhej mbishkrim,” – thotë ajo. Sipas interpretimit të saj, mozaiku është një mesazh pohues, ku “i gjithë qëllimi i legjendës së Aleksandrit, është të tregojë se edhe Aleksandri i Madh, më i madhi i mbretërve grekë, pranoi madhështinë e perëndisë së Izraelit,” – thekson Magness, studimi i të cilës, mbështetet pjesërisht nga “National Geographic Society”. Historia që përfshin tre pjesë.

Britt, historiane arti, pajtohet me Magness-in, kur thotë se mozaiku tregon një histori që do të kishte kuptim për sinagogët e lashtë, por ajo ka dalë me një teori ndryshe, kur bëhet fjalë për historinë – një situatë e kuptueshme, pasi anëtarët e një projekti hulumtues i shohin provat nga pikëpamje të ndryshme.

Britt dhe Ra’anan Boustan, historian pranë Universitetit të Kalifornisë dhe specialist mbi njohuritë fetare, gjithashtu edhe anëtar i ekipit të gërmimeve, kanë kaluar dy vitet e fundit me studimin e letërsisë antike, duke konsideruar skena të figurave të ngjashme në artin antik dhe duke vizituar rrënojat përreth detit të Galilesë.

Ata e interpretojnë mozaikun, si përshkrimin e një sulmi seleukid në Jeruzalem, të udhëhequr nga mbreti Antiokus VII. Ashtu si Magness, Britt dhe Boustan e lexojnë mozaikun nga poshtë-lart. Por, në interpretimin e tyre, regjistri më i ulët, përshkruan një betejë ku ushtarët seleukidë, si dhe një elefant dhe një dem, janë vrarë nga heshtat. Luftimet u zhvilluan jashtë Jeruzalemit, siç duket dhe mbrojtësit judeas të qytetit, hodhën shtizat në ushtrinë pushtuese nga tarracat e mureve të qytetit.

Regjistri i mesëm tregon se çfarë po ndodhte brenda qytetit, gjatë asaj beteje. Të rinjtë judenj qëndrojnë me duar mbi shpata, të gatshëm të marrin përsipër çdo pushtues që mund të shkelë muret rrethuese. Në këtë interpretim, udhëheqësi judeas është një prift i lartë, i quajtur John Hyrcanus I.

Në regjistrin më të lartë, të dy udhëheqësit – John Hyrcanus I, në të majtë dhe Antiokus VII, në të djathtë, përfundojnë marrëveshjet për armëpushim, me shoqëruesit përkatës.

Udhëheqësi seleukid vesh mantelin e mbretërisë greke, por brezi është anakronistik romak, i vetmi lloj i armaturave që artistët e mozaikëve të shekullit të pestë duhet të kenë njohur.

Dita e armëpushimit është një ditë feste hebraike, kështu që Antioki, një njeri i devotshëm, u jep judenjve një dem për ta flijuar në tempull. Në këmbim, John Hyrcanus ofron një monedhë, si simboli i haraçit që judenjtë duhet të dorëzonin.

“Në shumë aspekte, dinastia seleukide ishte një makineri e madhe ushtarake që mblodhi haraç,” – thotë Britt. Ajo thotë, se ata shkuan në betejë, pushtuan territorin dhe kërkuan pagesa.

Një tjetër çelës i rëndësishëm për Britt-in, është fakti që udhëheqësi judeas po drejton gishtin drejt qiellit. “Ai, po i sinjalizon njerëzit, se armëpushimi është nga Zoti,” – shpjegon ajo.

Si mësim i një historie prej tre pjesësh, skenat janë një mesazh që konfirmojnë rezistencën e hebrejve që jetuan në Huqoq, nën sundimin e Perandorisë Romake.

Pushtimet, si ai i romakëve, nuk ishin asgjë e re në këtë pjesë të botës. “Judenjtë u pushtuan shpesh. Mesazhi këtu është se, jo vetëm që ata mund të mbanin veten në betejë, por gjithashtu, mund të arrijnë një traktat të leverdisshëm dhe të pranueshëm nga të dyja palët.” – thotë Britt.

Sigurisht, nuk dihet me saktësi, se çfarë kishin në mendje artistë e mozaikut dhe nuk ka asnjë shpjegim që i përshtatet të gjitha detajeve, për të trija skenat e mozaikut, çfarë ngjall interpretime pa fund, nga arkeologët dhe ekspertët. Ndoshta, kjo është pjesa më e veçantë e këtij mozaiku, mes të tjerash!