“Edhe nga një largësi e konsiderueshme vihen re dëmet që koha ka lënë në mozaikun “Shqipëria”, të ndërtuar në vitin 1981 në ballinën e Muzeut Historik Kombëtar. Që prej asaj kohe nuk është bërë asnjë ndërhyrje për restaurimin e tij, dhe për ta kthyer në gjendjen fillestare, do të bëhet me një projekt të ri që do të kushtojë shtrenjtë.”
Në vizitat e tij të shpeshta ne Muzeun Historik, kritiku Agim Janina ka mbledhur gurët që binin nga Mozaiku të cilat tashmë i ruan. Sipas tij ato tregojnë neglizhencën në dekada që është bërë ndaj këtij monumenti.
Anasats Kostandini është një 5 nga mozaicistët që ndërtuan atë kohë një nga mozaikët më të mëdhenj në Ballkan, ndërsa e quan të pajustifikueshme degradimin e një monument që ndodhet në zemër të Kryeqytetit.
Ndërsa drejtoresha e Institutit të Monumenteve, pohon se është gati projekti i restaurimit të monumentit i cili do të zbatohet me rikonstruksionin e Muzeut Historik.”
Edhe pse ndërhyrja është emergjente, ende nuk ka një datë fikse se kur do të nisë restaurimi./vizionplus.tv