Vazhdojnë gërmimet në Mozaikun e Tiranës, që sjellin dëshmi e fakte të reja për historinë e kryeqytetit.
Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti ka inspektuar gërmimet e reja tek mozaiku i Tiranës, ku ka pasur zbulime të reja në hapësirën e vilës romake me mozaik. Dhe me këtë edhe dëshmi e fakte të reja për historinë e kryeqytetit.
Gjithashtu është zgjeruar hapësira e gërmimeve. Duke nxjerrë në dritë gjithë gjurmët e vendbanimit.
Zbulimet e reja shtyjnë periudhën e banimit të këtij territori deri ën fund të shekullit të I-rë. Grupi i ekspertëve që po punon në këtë sit arkeologjik shprehet se muret e zbuluara janë mure të shekullit të V-të dhe të VI-të pas erës sonë. Dhe janë faza e fundit kur kjo zonë është banuar.
Ky sit arkeologjik është edhe një mundësi për studentët të marrin pjesë në një ngjarje për arkeologjinë.
“Të gjithë e njohim si mozaiku i Tiranës, por ai është shumë më shumë se aq. Gërmimet e reja jo vetëm po konturojnë më qartë vilën romake dhe të gjitha hapësirat e saj. Por shtyn deri në fund të shek. I datimin e banimit të asaj hapësire”, u shpreh ministrja Margariti gjatë inspektimit .
“Me Olsin dhe Maringlenin (Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Tiranë) ishim në territorin ku po gërmojnë bashkë me specialistët edhe studentët e Fakultetit Histori-Filologji, UT, të cilët kanë fatin jo vetëm të specializohen dhe të pajisen me certifikata, por edhe të marrin pjesë një proces me rëndësi për historinë e qytetit”, theksoi ministrja.
“Presim që me përfundimin e gërmimeve dhe dokumentimin e procesit dhe të objekteve, të dalin rezultate mbresëlënëse”, tha ministrja Margariti./ATSH
LEXO EDHE: Zbulohet mozaiku më i vjetër në botë, ja ku gjendet
Del në dritë vepra 3500-vjeçare, në Turqinë Qendrore, që konsiderohet më e vjetra në botë.
Mozaiku me rreth 3147 gurë me madhësi 3×7 metra, u gjet në Usakli Hoyuk, që ndodhet në rrethin Sorgun, provinca Yozgat, ku vëzhgimet kanë filluar më 2008, ndërsa gërmimet në vitin 2012.
”Gërmimet arkeologjike po kryhen bashkërisht, nga Drejtoria e Përgjithshme e Trashëgimisë Kulturore dhe Muzeve, Universitetit Bozok dhe Universitetit të Pizës në Itali”, – tha Huseyin Çiftçi, drejtori lokal për Kulturën e Turizmin.
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU