Nga Butrinti në Alpet shqiptare, rrjeti ndërkombëtar i BBC-së ka prodhuar një seri programesh mbi turizmin kulturor dhe historik të Shqipërisë, që nisën transmetimin më 21 janar.
Nën titullin “Mrekullitë e Shqipërisë”, gazetarja Bettany Hughes udhëton drejt Shqipërisë malore për të zbuluar një vend me qytete dhe fortesa epike, vende arkeologjike dhe një histori dhe kulturë të larmishme.
“Mrekullitë e Shqipërisë” është një prodhim shumëserial i një prej televizioneve më të mëdhenj ndërkombëtarë. Në episodin e parë, gazetarja Bettany Hughes viziton qytetin antik të Butrintit, takimi me komunitetet në Alpet spektakolare shqiptare, ku pjesë e eksplorimit është Kulla e Ngujimit apo edhe Lahuta, instrumenti muzikor autokton i shqiptarëve.
Një tjetër pjesë i kushtohet Gjirokastrës duke zbuluar bunkerin sekret të nëndheshëm dhe vilën e ish-diktatorit komunist, Enver Hoxha.
Programi merr një rëndësi të veçantë, pasi autorja Bettany Hughes është mjaft e njohur dhe ka një karrierë të gjatë si historiane dhe autore e programeve televizive kushtuar turizmit historik dhe kulturor, duke promovuar mrekullitë e Shqipërisë dhe paraqitur ato në sytë e gjithë botës.
Cikli “Mrekullitë e Shqipërisë” transmetohet në BBC World Service dhe ka 4 episode.
Promovimi i Shqipërisë në BBC është i fundit, pas disa shkrimeve rekomanduese për ta vizituar Shqipërinë nga gazeta New York Times apo media të tjera ndërkombëtare. Kohët e fundit New York Times rekomandoi Luginën e Vjosës si një mrekulli natyrore që duhet vizituar gjatë vitit 2023.
Lugina mori famë ndërkombëtare pasi lumi i vetëm i egër në Evropë për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar./gazetatema
ObserverKult
Lexo edhe:
BUKURITË E KËRCËNUARA SHQIPTARE: KUR NDONJË PRIVAT BËN TË TIJIN NJË PLAZHË, NJË KODËR, NJË PLLAJË, I MERR GJITHÇKA…
Kur ndonjë privat ka gjetur dhe ka bërë të tijin një gji, një kodër, një pllajë e ka shfrytëzuar deri në pikën e fundit të “gjakut”.
I ka marrë gjithçka. Kur bukuritë janë të të gjithëve, ndjehet braktisja dhe nënvleftësimi ndaj tyre.
Kështu ose të kërcënuara nga ndërtime gjigande dhe frymëmarrëse, ose të braktisura nga indiferenca, bukuritë e tokës që aq ëmbël i këndoi poeti ynë Kombëtar Naim Frashëri, janë sot në vështirësi.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult