Dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Bebe Rexha do të jenë dy nga prezantueset e festivalit muzikor që pritet të mbahet më 12 shtator në Nju-Jork.
Lista është bërë me dije nga mediat e huaja në të cilën, bëhet me dije se këngëtaret shqiptare nuk do të ngjiten në skenë si perfomuese, por në një tjetër rol, transmeton a2news.com’.
Vetë Rita Ora nuk është e nominuar në asnjë kategori. Ndërkohë, këngëtarja tjetër e njohur shqiptare Dua Lipa është e nominuar në dy kategori në MTV Video Music Awards 2023 si “koreografia më e mirë” dhe “Best Pop”, së bashku me Bebe Rexhën që është e nominuar për këngën “I’m Good (Blue)” si “Bashkëpunimi më i mirë” me David Guettan.
Në garën për “artisten e vitit” janë nominuar 6 gra: Beyoncé, Doja Cat, Karol G, Nicki Minaj, Shakira, Taylor Swift.
ObserverKult
Lexo edhe:
RITA ORA FLET ME KRENARI PËR KOSOVËN NË FESTIVALIN E FILMIT NË VENECIA
Këngëtarja kosovare, Rita Ora, e ka prezentuar edhe një herë si është më së miri Kosovën, tani në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia të Italisë.
Ajo ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve DVF të themeluar nga stilistja Diane von Furstenberg e cila i dallon gratë e jashtëzakonshme që janë të përkushtuara për të transformuar jetën e grave të tjera.
Gjatë fjalimit të saj ka thënë se ka qenë një ëndërr e kahershme e saj që të punojë me fëmijët në Kosovë dhe t’i motivojë ata…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU