MTV Video Music Awards, triumf për Justin Bieber dhe Lil Nas X

Reperi Lil Nas X dhe ylli i popit, Justin Bieber, fituan çmimet kryesore në MTV Video Music Awards, në ceremoninë e parë të rëndësishme në Nju-Jork, që zhvillohej me audiencë të plotë artistësh dhe adhuruesish, që prej shpërthimit të pandemisë.

Performanca “live” dhe shfaqje surprizë të ikonave të muzikës shenjuan ceremoninë e së dielës.

27-vjeçari Bieber u rikthye në skenën e MTV Video Music Awards për herë të parë në 6 vjet, duke rrëmbyer statujat për artistin e vitit dhe për këngën më të mirë pop, për singëllin “Peaches”, transmeton ‘a2news.com’. 

Lil Nas X u vlerësua për videon më të mirë të vitit, me himnin e të drejtave të komunitetit gay, “Montero”.

Sakaq, 18-vjeçarja Olivia Rodrigo u shpall si artistja e re më e mirë, ndërsa fitoi gjithashtu statuetën për këngën e vitit, me “Drivers License”.

BTS u vlerësua si grupi më i mirë i vitit e triumfoi gjtihashtu në kategorinë e muzikës K-Pop, për singëllin “Butter”. Banda e muzikës rock, Foo Fighters, u nderua me Global Icon Award, për 25 vitet e karrierës muzikore. 

Ceremonia shënoi gjithashtu 40-vjetorin e lansimit të MTV si kanal dedikuar videove muzikore.

LEXO EDHE: MTV EMA 2020: Dua Lipa arrin suksesin e radhës