Aktori i njohur, Muharrem Hoxha ka bërë një rrëfim të rrallë për jetën dhe karrierën e tij në emisionin “ABC e Mëngjesit”. Ai ka treguar gjithçka, nga miqësia e ngushtë me të madhin Fadil Hasa, familjarët e internuar, hapat e parë në aktrim dhe deri te njohja me bashkëshorten.
Ndër të tjera, aktori ka theksuar se gjatë këtij udhëtimi 40-vjeçar në art ka kaluar shumë vështirësi.
“Unë kam lindur në Tiranë në lagjen dibrane. Jam 73 vjeç. Unë kam kujtime të mëdha me Fadil Hasën. Ai më ka rritur. E kam njohur, sapo mbarova ushtrinë. Puna jonë po nuk pate një të të shtyjë, nuk bën dot para. Unë kam ndërruar 8 ndërmarrje, ku shkonte Fadili, shkoja dhe unë. Shkoja me Fadilin, se nuk më fusnin profesionist.
Unë me gruan, jam njohur me shkesë. Shkesi ishte halla ime. I kam pasur të gjithë me humor, si hallën dhe babin. Dy xhajet dhe hallën i kam pasur të internuar. Kjo më ndikoi shumë, pasi nga 7 ndërmarrje, asnjëra nuk më merrte në punë. Prandaj, më merrte Fadili me vete kudo”, rrëfeu Muharrem Hoxha.
Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:/abcnews.al
ObserverKult
Lexo edhe:
SUETON ZHUGRI: SI DORË E DASHURISË PA ASKËND
Si dorë e dashurisë pa askënd
Përnjëmendje e të gjitha
vetmive të vogla e të mëdha
Të pakonsumuara
Erdha në botë duke qarë,
piva nga qumësht i fytyrës tënde
pellgje të mallëngjyera.
Një copë mishi e kuqe me sy të kaltër
rrëmbyer prej resh të nxehta
Kështu kanë ardhur dhe ikur
ditët dhe netët e të gjithëve
atyre që s’mund të jenë më,
veçse në kujtimet dhe ngjyrën
e syve të pasardhësve.
Uji dhe ajri kanë kujtesë. I mbushin
enët, siç ëndrrat popullojnë
kafkat e fosilizuara,
pa lënë as dhe një zgavër të lirë,
mundim apo molekulë.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult