Zvicra prodhon orë luksoze me Skënderbeun

Një nga orëbërësit më të famshëm në botë, Franck Muller sjell modelin e veçantë të orës luksoze me heroin kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Kjo firmë është kujdesur që të përdorë ngjyrat e flamurit shqiptar. Në fushë të orës është gdhendur busti i Skënderbeut me ngjyrë ari.

“Vanguard Racing Skenderbeu” Edicion i Limituar quhet modeli me një fushë të kuqe të ndezur me Gjergj Kastriotin në qendër të saj, i njohur më mirë si Skënderbeu, një zot shqiptar i shekullit XV, i konsideruar hero kombëtar shqiptar për rezistencën e tij ndaj Perandorisë Osmane”.

Kështu shkruan kompania e orëve të famshme Muller me seli qendrore në Zvicër.

Ende nuk dihet sa është çmimi i kësaj ore.

Nuk ka munguar interesi i figurave publike për këtë orë.

ObserverKult


Lexo edhe:

ENIGMA: KU U FSHEHËN ESHTRAT E SKËNDERBEUT?

Ku u fshehën eshtrat e Skënderbeut? Enigma, sipas Serembes dhe Moikomit dhe një letër e koduar e Ferdinandit të Aragonës, për të venë e Heroit.

Nga: Moikom Zeqo

Varri i Gjergj Kastriot Skenderbeut, ka tërhequr, ka grishur vëmendjen e shekujve dhe të njerëzve, ka fituar gati statusin e një tabuje jo vetëm për shqiptarët, por edhe për të tjerët.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult