“Multimedia” shënon Ditën e Librit me disa aktivitete

Qendra Multimedia në Prishtinë do të shënojë Ditën Botërore të Librit me disa aktivitete.
Kështu, në Teatrin ODA më 23 prill nga ora 18:00 do të promovohen dy libra: “Me ekzistu është vetë kuptimi” nga Sibel Halimi dhe “Mjegulla” nga Dhurata Hoti.
Të dy këta libra të botuar nga Qendra Multimedia në vitin që lamë pas.
Po ashtu, do të promovohet puna e rezidentes Katarina Saric, e cila është pjesë e programit të shkrimtarëve në rezidencë “Prishtina nuk ka lumë”.
Promovimi i librave do të pasohet nga një diskutim për prozën, poezinë dhe letërsinë në përgjithësi dhe mënyrën si e ka prekur pandemia COVID-19 letërsinë në rajon, dhe punën e grave krijuese të kësaj fushe.
Ngjarja do të përmbyllet me lexim të fragmenteve nga punët e tri shkrimtareve.
Në panel do të na bashkohen:

  • Sibel Halimi, sociologe dhe autore e librit “Me ekzistu është vetë kuptimi”.
  • Katarina Saric, politologe dhe shkrimtare.
  • Dhurata Hoti, dramaturge dhe autore e librit “Mjegulla”.
    Paneli do të moderohet nga Aurela Kadriu, Qendra Multimedia.

    Pjesëmarrja fizike në këtë ngjarje lejohet duke respektuar masat kundër përhapjes së pandemisë COVID-19.
    Bartja e maskës dhe respektimi i distancës janë të obligueshme.
    Kjo ngjarje mbështetet nga Traduki.

ObserverKult