Mund të bësh milionat, por shpirtin ta kesh bosh…

Eckhart Tolle

Nga Eckhart Tolle


Nëse nuk ndihesh i kënaqur me atë që ke arritur, apo je i nevrikosur rreth së tashmes, kjo mund të të motivojë, për t’u bërë i pasur. Por në anën tjetër edhe nëse bën miliona, ti do të vazhdosh së përjetuari përbrenda një gjendje mungese dhe thellë-thellë do të vazhdosh të ndihesh i paplotësuar.

Ti mund të përjetosh mjaft eksperienca që paratë mund t’i blejnë, por ato do të vinë e ikin, por gjithnjë do të të lënë një ndjenjë boshllëku. Nevojën për një kënaqësi më të madhe fizike apo psikologjike. Ti nuk do të qëndrosh në qenie e kësisoji të ndjesh plotësimin e jetës, që vetëm se është përparim i vërtetë.

Ndaj hiq dorë nga pritja si gjendje mendore. Kur e kap veten duke fjetur, në pritje… zgjohu. Eja në të tashmen. Vetëm ji dhe lumturohu nga të qenit.

Nëse je i pranishëm në të tashmen, nuk do të kesh asnjëherë nevojë të presësh. Kështu që, nëse dikush do të thotë: “Më vjen keq që të lashë duke pritur”, ti mund të përgjigjesh: “S’ka problem. Nuk isha duke pritur. Isha duke qëndruar këtu e duke shijuar lumturinë me veten.”

Këto janë vetëm disa prej strategjive të zakonshme të mendjes për të mohuar të tanishmen, të cilat janë pjesë e pavetëdijes së zakonshme.

Janë lehtë për t’u parë pasi janë pjesë e jetës normale: sfondi statik i pakënaqësisë së përhershme.

ObserverKult


Lexo edhe:

MEDIA FRANCEZE SHKRUAN PËR GJIROKASTRËN: KËTU GJENDET EDHE KALAJA, DIKUR MË E FUQISHMJA E EVROPËS…

Magjia e qytetit të gurtë, Gjirokastrës, me pazarin karakteristik, kulinarin, veshjet tradicionale. Si dhe Kalaja madhështore.

Këto ishin fokusi i një reportazhi disa minutësh të transmetuar nga media franceze “TF1”.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka ndarë në rrjetet sociale reportazhin e përgatitur nga televizoni i njohur francez.

Publiku frankofon ka shquar shembullin e kristaltë të një transformimi kolosal. Kjo ka ndodhur në Shqipëri.

“Surprizë e bukur në një prej televizioneve me audiencën më të lartë në Francë siç është TF1. Kjo i dhuroi publikut frankofon në pesë minuta gjithë magjinë e Gjirokastrës.

Sokaket e së cilës gëlojnë nga turistët këtë fillim vere, në udhëtimin mbresëlënës nga legjenda e Argjirosë.

E deri te turizmi kulinar, natyror e kulturor që ofrohet në zonë, si shembulli më i kristaltë i transformimit kolosal që ka ndodhur në këto vite”. Kështu e theksoi kryeministri Edi Rama.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult