Mund të bësh milionat, por shpirtin ta kesh bosh…

Eckhart Tolle

Nga Eckhart Tolle


Nëse nuk ndihesh i kënaqur me atë që ke arritur, apo je i nevrikosur rreth së tashmes, kjo mund të të motivojë, për t’u bërë i pasur. Por në anën tjetër edhe nëse bën miliona, ti do të vazhdosh së përjetuari përbrenda një gjendje mungese dhe thellë-thellë do të vazhdosh të ndihesh i paplotësuar.

Ti mund të përjetosh mjaft eksperienca që paratë mund t’i blejnë, por ato do të vinë e ikin, por gjithnjë do të të lënë një ndjenjë boshllëku. Nevojën për një kënaqësi më të madhe fizike apo psikologjike. Ti nuk do të qëndrosh në qenie e kësisoji të ndjesh plotësimin e jetës, që vetëm se është përparim i vërtetë.


Ndaj hiq dorë nga pritja si gjendje mendore. Kur e kap veten duke fjetur, në pritje… zgjohu. Eja në të tashmen. Vetëm ji dhe lumturohu nga të qenit. Nëse je i pranishëm në të tashmen, nuk do të kesh asnjëherë nevojë të presësh. Kështu që, nëse dikush do të thotë: “Më vjen keq që të lashë duke pritur”, ti mund të përgjigjesh: “S’ka problem. Nuk isha duke pritur. Isha duke qëndruar këtu e duke shijuar lumturinë me veten.”

Këto janë vetëm disa prej strategjive të zakonshme të mendjes për të mohuar të tanishmen, të cilat janë pjesë e pavetëdijes së zakonshme. Janë lehtë për t’u parë pasi janë pjesë e jetës normale: sfondi statik i pakënaqësisë së përhershme.

ObserverKult

Lexo edhe:

BAUMAN: A NUK QE VALLË MODERNITETI NJË PROCES ‘’LËNGËZIMI’’ QYSH…