Dua t’ju jap një mesazh të rëndësishëm të gjithëve: “Mundohuni të dashuroheni me formën, jo me përmbajtjen”.
Një profesor me përvojë në një universitet, pedagog filozofie, sikurse e kishte zakon prej 20 vitesh tashmë, hyn në auditor dhe shkruan diçka në dërrasën e zezë. “Siç të kam dashur ty, nuk am dashuruar asnjëperson tjetër”. Me një zë të trishtë si asnjëherë tjetër, ai u kërkon studentëve të lexojnë se çfarë ka shkruar. Studentët qeshnin, ndërkohë që profesori këmbënguli që dikush ta lexonte fjalinë. Në atë moment, një vajzë ngriti dorën dhe e lexoi fjalinë me zë.
“Mirë”, – thotë profesori. – “Mbrëmë kam ftuar për darkë një femër që më bëri realisht t’i ndieja thellë në zemër këto fjalë. Kishim rreth dy muaj që flisnim bashkë, kështu që mbrëmë vendosa ta nxirrja për darkë dhe t’i propozoja për martesë. Gjithçka kishte dalë perfekte, e edhe ajo dukej perfekte. Nuk isha në gjendje dot t’i bëja propozimin, ndaj mora një bllok shënimesh dhe në një fletë të tij shkrova: “Siç të kam dashur ty, nuk am dashuruar asnjëperson tjetër”. Si një fëmijë po prisja të shihja një buzëqeshje nga buzët e saj të bukura, por pashë vetëm trishtim. Ajo nisi të qante, kërkoi falje dhe u largua nga tavolina. Mirëpo, unë doja të dija pse reagoi në atë mënyrë, kështu që vendosa ta ndiqja nga pas për ta pyetur. Pas një farë rruge, ajo m’u përgjigj:
“Ti je një profesor i madh filozofie, kurse unë një profesore letërsie. Si mund ta kesh bërë atë gabim që bëre? Nuk arrij dot ta besoj, nuk mundem dot”.
Doja t’i shpjegoja se isha në dijeni të asaj që kisha bërë, thjesht po mundohesha të shtiresha si një fëmijë dhe ta trajtoja me përkëdhelje. Doja t’i shpjegoja se dashuria që ndieja për të, nuk kishte pse të varej nga një fjalë e shkruar qëllimisht gabim. Ama në atë moment kuptova se dashuria nuk është perfekte. Të dashurosh nuk do të thotë të bësh përherë gjënë e duhur. Ajo kërkonte një dashuri perfekte, mirëpo me sa dukej, unë nuk mund ta bëja dot të lumtur. Ndaj, heshta dhe e lashë me aq diskutimin. Dua t’ju jap një mesazh të rëndësishëm të gjithëve: “Mundohuni të dashuroheni me formën, jo me përmbajtjen”. – Autor anonim/bota.al
ObserverKult
Lexo edhe: