Mural Fest Kosovo dhe DKRS organizojnë ‘workshop’ mbi diversitetin

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Mural Fest Kosovo dhe financim të UNMIK-ut, kanë organizuar një punëtori me të rinjtë e Kamenicës dhe Ferizajit, ku përmes pikturave është paraqitur diversiteti në përgjithësi.

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, tha se ndihet jashtëzakonisht mirë që në Kamenicë po realizohet kjo lloj punëtorie e cila i jep edhe më shumë ngjyra Kamenicës. 

“Ndihem jashtëzakonisht mirë që jam në mesin e këtyre të rinjëve, të cilët po bëjnë vepra tejet të mira. Normalisht, për këtë u jam mirënjohës Mural Fest Kosovo që po na mbështetë vazhdimisht dhe po na ndihmon që Kamenica të shndërrohet në qytet edhe më të bukur pëmes artit, e sidomos më divers për qytetarët”, tha ai. 

Sipas tij, Kamenica është një nga qytetet me bashkëjetesën më të mirë e tolerante në mes të gjitha komuniteteve që jetojnë këtu, transmeton ‘rtklive’. 

Ndërkaq, drejtori i DKRS-së Arianit Ibrahimi tha se angazhimi i tij në të mirën e qytetit e të rinjve do të jetë përherë i pashmangshëm, duke u ofruar atyre kushte më të mira e aktivitete nga më të ndryshmet. 

E Lebibe Topalli nga Mural Fest Kosovo, tha se është kënaqësi të gjendet mes të rinjëve nga Ferizaji e Kamenica, e gjithashtu falënderoi UNMIK-un për financimin e këtij projekti.

LEXO EDHE: Rita Ora bëhet me mural në Ferizaj