Mural i ri: “Andrrat e thyera” – Arti si reagim shoqëror

"andrrat e thyera"


Me “Andrrat e thyera”, Prishtinës i është shtuar një mural i ri përmes së cilit synohet të ngritet vetëdija kunër dhunës me bazë gjinore.

“Andrrat e thyera” u dedikohet të gjitha grave dhe vajzave që janë vrarë nga burrat apo partnerët e tyre.

“Andrrat e thyera”


Veprat e tilla të artit janë një mënyrë e fuqishme për t’i risjell para opinionit publik, problematikat shoqërore, në këtë rast krimet ndaj grave e po ashtu për të sfiduar normat dhe stereotipet që e justifikojnë dhunën e që janë të rrënjosura thellë në sistemin patriarkal në Kosovë.

Murali është realizuar nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore së bashku me artisten/piktoren e mirënjohur Fitore Berisha Alisdottir.

Ndërsa MKRS bën të ditur, se projekti është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prishtinës dhe UN Women.

ObserverKult

Lexo edhe:

8 RRUGË NË BOTË QË MBAJNË EMRIN E SHKODRËS, JA KU GJENDEN

Qyteti i lashtë i Shkodrës, jo rastësisht e gëzon emrin e madh që ka. Jehona vjen nga shekujt, që nga koha e Agronit e Teutës e deri te Rrethimi i famshëm i Shkodrës, kur qyteti u bëri ballë osmanëve edhe për 15 vjet mbas vdekjes së Gjergj Kastriotit – qëndresë që i dha edhe më shumë emër e lavdi kësaj qendre të lashtë.

Shkodra njihet më shumë me emrin italian Scutari dhe janë së paku, tetë qytete në botë që kanë rrugë me emrin e qytetit të njohur shqiptar:

Një nga rrugët kryesore në Venecie, dikur e njohur si Venedik – quhet Via Scutari. Emri i kësaj udhe të vjetër e mjaft të vizituar nga turistët, domethënë “Rruga e Shkodrës”, është dëshmi e lidhjeve të hershme, që qyteti shqiptar ka pasur me Republikën e Venedikut.

Në Stamboll, një lagje e tërë mban emrin Uskudar, që është variant osman i emrit Scutari.

Edhe ky vend është emërtuar për nder të famës së Shkodrës, siç shënojnë kronikanët e kohës, një tjetër provë që përforcon këtë lidhje me shqiptarët është fakti që përballë Uskudarit ndodhet lagjja Arnavutköy, që domethënë “Fshati Shqiptar.” Këto dy lagje, i ndan vetëm ngushtica e Bosforit.

Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU