Murale me vargjet e Santorit në San Giacomo di Cerzeto

Tregime mbi rrënjët dhe ngjyrat në kohët e Covid-it.

Një nismë krejtësisht rozë, ajo që çoi më 31 tetor, në San Giacomo di Cerzeto, krijimin e pikturës së parë murale kushtuar kulturës arbëreshe dhe poetit At Francesco Antonio Santori.

Çdo e shtunë e një kohe të vështirë si kjo aktuale, është kthyer në një moment gëzimi dhe bashkëpunimi në komunitetin e vogël, në përputhje të plotë me kufizimet në fuqi me masat kundër covid-19, sipas cosenzaduepuntozero.it

Ishte këmbëngulja e 5 grave sipërmarrëse, me qëllimin për të përmirësuar pamjen e fshatit të vogël dhe kulturës arbëreshë, me poetin At Francesco Antonio Santori, si një nga eksponentët më të mëdhenj të letërsisë shqipe, përkatësisht asaj arbëreshe. Drama e tij, “Emira”, konsiderohet drama e parë origjinale e shqipes së shkruar.

Santori, i lindur në Santa Caterina Albanese më 1819, kaloi njëzet vitet e fundit të jetës si famullitar, në San Giacomo di Cerzeto, ku vdiq më 1894.

Në projekt, disa vargjeve të tij i bashkohet një nga simbolet e diasporës shqiptare, një varkë e stilizuar, e përfaqësuar në një sixhade të ekspozuar në Muzeun Etnografik Arbëreshë të San Giacomo, duke formuar simbolikë po kaq domethënëse dhe aktuale, pas kaq shekujsh.

Origjinaliteti përfaqësohet nga fakti që tekstet e një tradite antike, siç janë tekstilet, ndërthuren me një formë që tani konsiderohet art bashkohor, siç është piktura në mur, muralet, që mori hov falë artit të rrugës, transmeton konica.al.

Të vizitosh këtë fshat të vogël, do të thotë të bësh një udhëtim në të kaluarën, në origjinën e komunitetit, përmes një imagjinate që çdo lexues mund ta bëjë të tijën. Shoqëruar edhe me një poezi, si himni për lirinë shumë të dëshiruar “Mirë se vjen të na gëzosh, Deshëruame Lefterì”.