Murrizi: Disa artistë të Aleancës për Teatrin me dosje të sigurimit

Deputeti i paralamentit të Shqipërisë, Myslim Murrizi, ka thënë se disa artistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, kanë qenë bashkëpunëtorë me sigurimin e shtetit, dhe për këtë ka dosje.

“Nuk dua të aludoj, por një pjesë e atyre që vijnë vërdallë, janë dy tre emra, me dosje, këta që do të krijojnë parti të re, që nuk e di çfarë janë artistë apo çfarë, këta që dalin”, tha ai për ‘rtv ora’.

“Nuk e them unë por ka dosje, që kanë qenë bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit”, shtoi ai.