Mustafa Nano: Për një femër jam ngjitur në katin 2 të spitalit nga tubat e mureve

mustafa nano per kadarenë

Mustafa Nano ka rrëfyer në emisionin “Stay Tuned” në fragmente nga rinia e tij, dashuritë e para, raportin me veten dhe mundësitë që një ditë të jetë pjesë e politikës.

Nano tregon se gjatë periudhës studentore këndonte bashkë me miqtë kitarë, por pa praninë e vajzave. Ai zbulon se lidhja e parë ka qenë në moshën 17-vjeçare dhe zgjati pak muaj.

“Kur kemi qenë studentë bënim ditëlindje në shtëpitë e njëri-tjetrit, në Tiranë, Durrës, Qytetin Studenti. Ndërsa në qytetin ku jam rritur në Skrapar, me miqtë e mi, vetëm çuna pa goca, mblidheshim dhe këndonim me kitarë.

Në qytetet e vogla ishte e vështirë që gocat të vinin me ne djemtë edhe të këndonin me kitare. Ishte pak e rrezikshme, sepse u prishej imazhi. Të prishej imazhi në atë periudhë ishte njësoj me kapitullimin total.

Këndonim këto këngët korçare, edhe ndonjë këngë të huaj tek tuk. Shkoja shpesh në bibliotekë, isha një nga vizitorët më të shpeshtë në bibliotekën e qytetit.

Lidhja e parë ka qenë kur isha 17 vjeç dhe zgjati disa muaj. Por pastaj ajo vajza u lidh fort dhe lidhja u bë një lloj barre, sepse në mes ishte ankthi, xhelozia, ishte një lloj përndjekje.

Deri nga mosha 30 vjeç isha i gatshëm të bija në dashuri, pas asaj moshe po të bija në dashuri ishte ngjarje me rëndësi shekullore. Ndodhi dy herë.

Njëherë ndodhi fort, mund të bëhesha unë posesiv, por pata disa frena të natyrës kulturore”, tha ai.
I pyetur nëse një ditë do të përfshihet në politikë, Nano tha:

“Unë mund të bëhesha pjesë e politikës me ndonjë lëvizje të re, por jo me këto formacionet që janë, kjo nuk ndodh kurrë.

Ose mund të më shohësh ndonjë ditë në krye të një institucioni nëse ma sugjerojnë. Sikur të ndodhte që të më propozonin për president, do ta pëlqeja. Ose ministër Kulture, por varet kush do jetë kryeministër”.

Nano thotë se Rama mund të jetë më i miri mes artistëve kryeministër, sepse është i vetmi, por kurrsesi nuk mund të thotë që ‘është kryeministri më i mirë në Evropë:

“Rama është thjesht kryeministri më i gjatë evropian. Nëse e ka thënë që unë jam kryeministri më i mirë në Evropë, e rren mendja. Nëse ka thënë që mes artistëve kryeministër jam më i miri, ai është më i miri sepse është i vetmi. Ai ka ngatërruar unikalitetin me cilësinë”.

I pyetur nëse flet me Mustafa Nanon, analisti thotë:

“Kjo është gjëja që e bëj më mirë, flas me veten. Unë di të flas mirë me veten dhe kam fuqinë që të distancohem nga vetja.

Ta shoh veten në performancën që bëj dhe ta vlerësoj. Unë arrij të krijoj brenda vetes një personazh tjetër që të ketë fuqinë që të vlerësoj Muç Nanon.

Më kritiku është ai që është atje. Ky që del përpara kamerave është njeriu i kompromiseve. Jo të gjitha mendimet që kemi i themi. Ne mendojmë edhe perversitete.

Ne nuk jemi të vërtetë, i vërtetë është ai atje, por ai s’flet. Ai nuk është tolerant, ai është satrap, është despot. Jam unë aq i bën të gjitha. Ai është Muç Nano i kulluar që s’e njeh asnjeri, e njoh vetëm unë.

Unë gaboj shpesh, gaboj çdo ditë. Edhe i pranoj gabimet por jo të gjitha, ai robi i di gabimet e mia”.

I pyetur për çfarë e kritikon më shumë veten, Nano tha:

“Me gjërat që jam marrë më shumë, duhet të isha fokusuar më pak, te politika, te feja. Kanë pasur të bëjnë me shqetësime të miat, dhe do flas ‘I can’t help’. Për ketë e kritikoj.

Kam një fokusim më të madh se sa duhet, sipas standardit tim. Ka të tjerë që thonë shumë mirë që i thotë”.

Analisti zbulon se çmenduria më e madhe që ka bërë për t’i rënë në sy një femre ka qenë ngjitja në katin e dytë të një spitali duke u varur nga tubat e mureve./Balkanweb

ObserverKult

Lexo edhe:

CARLOS FUENTES: ÇMIMET ME TË CILAT BOTA BLEN DASHURINË JANË TË LARMISHME…