Në prag të ndarjes së Çmimeve Kombëtare të letërsisë, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka publikuar në rrjetet sociale të gjitha kandidaturat, të ndara në gjashtë kategori.
Janë publikuar Kandidaturat për këto çmime:
Vëllimi më i mirë poetik i vitit
Vëllimi më i mirë me tregime i vitit
Vepra më e mirë studimore letrare e vitit
Romani më i mirë i vitit
Përkthimi më i mirë i vitit
Libri më i mirë për fëmijë i vitit
Kandidatë në kategorinë “Vëllimi më i mirë me tregime i vitit” janë:
Behar Jacaj me veprën “Hoteli bri kishës”
Besnik Mustafaj me veprën “Fajtori”
Dashnor Kokonozi me veprën “Transaksioni”
Flutura Açka me veprën “Tulipanë të vonuar”
Zejnullah Rrahmani me veprën “Deti i Zi”
ObserverKult
Lexo edhe:
“NISI NË TERRIN E BURGUT”, ISH-KRYEMINISTRI I KOSOVËS FLET PËR LIBRIN E TIJ TË RI
Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, promovoi së fundi librin ‘Enciklopedia imagjinare/Postroman’. Në atë që e konsideron si librin e tij të jetës, shkrihen dijet e tij si studiues, gazetar e albanolog, si dhe ka ndër të tjera personazhe e ngjarje historike. Ai tregon pse është tërhequr nga jeta politike dhe ndalet edhe tek raporti mes dy vendeve.
Studiuesi, gazetari, ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumin solli në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë botimin e tij më të fundit “Enciklopedinë imagjinare/Postroman” të botuar nga “Toena”, derisa këtë libër e konsideron si librin e jetës.
“Nuk është një roman klasik. Forma që unë kam zgjedhur është një qasje enciklopedike ndaj jetës, ku ka gjithçka ti mendon si thelbësore që të përfshihet për lexuesin”, shprehet Kosumi.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult