Mustafaj: Jeta e ndarë nga vepra, jam i ndjeshëm vetëm për ata që kanë qenë informatorë Sigurimi

besnik mustafaj...

Debati për shkrimtarët e para 90-ës që janë në listën për Poetin Laureat, mori një përgjigje nga Besnik Mustafaj, kryetar i Komitetit Përzgjedhës pranë Qendrës së Librit. Ai gjykon që vepra është e ndarë nga jeta dhe se poetët nuk gjykohen nga skarcitetet.

Ai ka sqaruar per ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’, kriteret e marra parasysh për listën e diskutuar. Ndërsa pritej të përzgjidhej emri fitues, ai u dha përgjigje debateve për moshën mbi 45 vjeç të të nominuarve dhe letërsinë e shkruara para ‘90-ës.

“Poetët nuk gjykohen nga veprat më të dobëta, këto janë debate meskine e ziliqare nga poetë të vegjël”, tha ai.

Lisandri Kola, poet e pedagog, ka shtruar për diskutim çështjen e moshës dhe veprës së shkruar gjatë komunizmit nga poetët. Për çka, Mustafaj, bën një ndarje të qartë.

“Edhe Lasgushi shkroi për dëshmorët, ne nuk e gjykojmë. Shkrimtarët e paguan kështu taksën e mbijetesës. Po, unë jam i ndjeshëm kur kanë qenë ne informatorë sigurimi ose denunciatorë, përndryshe ata nuk gjykohen nga veprat skarcitete por nga vepra më e mirë”- tha Mustafaj.

Ai shtoi se vepra është e shkëputur nga jeta. Poeti Laureat do të ketë mandat dyvjeçar dhe detyrën e promovimit të poezisë./BW