Poezi nga Muzafer Xhaxhiu: Dhe qeshëm…
Shkëlqente deti i kaltër si pasqyrë,
E flladi lehtë frynte nëpër valë,
Dhe un’ e ti të ndezur në fytyrë
Mbi rërën e lagur ecnim dalëngadalë…
Po në fytyrë prapë e ndjenim zjarrë
E sy më sy u pamë të hutuar!
Dhe qeshëm…qeshëm, qeshëm si të marrë,
Se rër’e lagur digjte përvëluar.
ObserverKult
—————————————————————————
Lexo edhe: