Muzeu Historik dhe Etnografik i Krujës, unik në llojin të tij në gjithë rajonin e Ballkanit

Një ndër muzetë e veçantë në Shqipëri është pikërisht Muzeu Kombëtar Etnografik në qytetin e Krujës.

Ky muze e ka zanafillën e krijimit të tij që 20 nëntor të vitit 1989 dhe ndodhet në një objekt të ndërtuar në vitin e largët 1764 që është ish-shtëpia e Toptanëve, e cila është një ndërtesë e tipit “çardak” . Ky objekt është klasifikuar si objekt i Trashëgimisë Kulturore dhe monument kulture i kategorisë së I.

Toptanët që kanë qenë dhe pronarët e dikurshëm të objektit kanë qenë edhe sunduesit e zonës së Krujës. Dhe njihen si një nga familjet kryesore të vjetra dhe patriotike shqiptare.

LEXO EDHE: SI U ZBULUAN VARRET ILIRE NË SHESHIN E KALASË TË KRUJËS, JA SI E NJIHNIN GRATË BURRIN E TYRE TË ARDHSHËM…

Objektet e ekspozuara në këtë muze pasqyrojnë më së miri mentalitetin dhe shpirtin luftarakë dhe krijues të popullit tonë. Dhe atë ndër shekuj në fushën e artizanatit, bujqësisë, blegtorisë etj.

Këto artefakte dëshmojnë më së miri jetën e popullit tonë ndër shekuj. Dhe me kalimin e kohës ky muze vazhdon edhe sot të pasurohet me objekte të reja. Të gjetura që i përkasin periudhave të ndryshme.

Objektet të cilët janë vendosur në këtë muze përveçse përfaqësojnë periudha të ndryshme të historisë së vendit. Pjesa më e madhe e tyre janë objekte autentike edhe sot vazhdojnë të jenë funksionalë.

Ky muze është unik në llojin të tij në të gjithë rajonin e Ballkanit për nga stili që përfaqëson dhe është gjithashtu ka dhe ciceron, çka e bën atë të aksesueshëm jo vetëm nga shqiptarët por dhe nga turistët e huaj./ATSH