Pandemia mbylli çdo institucion dhe paralizoi çdo aktivitet kulturor në shumë vende të botës, përfshi këtu edhe muzetë. Tashmë me ulje të shifrave të të infektuarve dhe lehtësim të masave ata i rikthehen jetës por sigurisht me masa anticovid.
Një prej tyre është edhe Muzeu i Kulturës Arbëreshe në San Paolo Albanese, i cili prej 1 qershorit është rihapur për publikun.
Ka qenë vetë Komuna e San Paolo që ka mbledhur prova të kulturës arbëreshe, të krijuar në vend pas pushtimit turk në tokën e origjinës, e cila u zhvillua midis 1526 dhe 1534. Arbëreshët u vendosën në zonat e Italisë së Jugut midis shekujve 15 dhe 18, pas vdekjes së heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastriot Skënderbeut. Arbëreshët e San Paolo ruajtën fort traditat dhe nuk u asimiluan aq sa dhe sot quhen shqiptarë, flasin një dialekt të përzier të italishtes dhe shqipes dhe janë të fesë katolike të ritit bizantin.
Muzeu kombinon disa realitete në tërësi: është një vend me vlera tradicionale dhe një panoramë e jetës nga e kaluara, e mbajtur e paprekur midis teknologjive të reja dhe komunikimeve masive të globalizuara; është territori dhe peizazhi i saj rural; është fshati i banuar dhe ndërtesat urbane; është komuniteti dhe kultura e tij; është vendi i kujtimeve dhe laboratori i së ardhmes, transmeton ‘diapsorashqiptare.al’.
Muzeu është një vend dhe një mënyrë për të ruajtur, mbrojtur, përmirësuar, promovuar identitetin kulturor, territorial, shoqëror dhe ekonomik të komunitetit lokal Arbëreshe të San Paolo Albanese; është mjeti me të cilin mund të prodhohet kulturë e re.
Lindur si një ekspozitë agro-baritore, në 1975. Ka një strukturë, inauguruar në vitin 1993, e marrë nga ripërdorimi i ndërtesave të vjetra të pabanuara në qendrën historike, në të cilën ekspozohen objekte të kulturës materiale; dokumentohet kultura gojore, popullore, agro-baritore; dëshmohen rrënjët dhe identiteti i pakicës etnike-gjuhësore arbëreshe.
Funksionet e strukturës së ekspozitës plotësohen nga biblioteka e specializuar për shqiptarët, e krijuar në vitin 1979, nga ekspozita e “Objekteve nga kujtesa”, e ngritur në 1987 dhe nga punëtoria e artizanatit e përfunduar në 2000.
Muzeu përmban objekte të përditshme, veshje tradicionale, produkte dhe mjete të jetës shtëpiake dhe të punës etj.